LAJMI I FUNDIT:

“Fillo ta shpëtosh botën duke shpëtuar një jetë” – ekspertët mjekësorë flasin rreth muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Kanceri i gjirit është lloji më i zakonshëm i kancerit te gratë, me përjashtim të kancerit të lëkurës.

Burrat gjithashtu mund të zhvillojnë kancer të gjirit, edhe pse është shumë më pak i zakonshëm sesa te gratë.


Nëse ju ose një i dashur diagnostikohet me kancer të gjirit, një nga gjërat e para që mund të bëni është të edukoni veten për sëmundjen dhe mundësitë e trajtimit në dispozicion.

“Luftën me kancerin e gjirit, ju ndihmojmë ne ta tejkaloni" - vajzat e Telegrafit sjellin mesazhe sensibilizuese për muajin ‘rozë’
Lexo po ashtu “Luftën me kancerin e gjirit, ju ndihmojmë ne ta tejkaloni" - vajzat e Telegrafit sjellin mesazhe sensibilizuese për muajin ‘rozë’

Për t’ju sjellë më shumë informacione të duhura e të sakta, Telegrafi ka zhvilluar disa intervista me ekspertët më të mirë të fushës, të cilët do t’u përgjigjen pyetjeve më të rëndësishme në lidhje me sëmundjen.

Çfarë është kanceri i gjirit dhe simptomat e para të sëmundjes?

“Kanceri i gjirit është një nga malignomat më të shpeshta te gratë. E zë vendin e parë sa i përket shpeshtësisë, kurse vendin e dytë sa i përket vdekshmërisë pas kancerit të mushkërive. Zakonisht atakohen gratë mbi moshën 40 vjeçare. Mund të thuhet se çdo e teta grua preket nga sëmundja. Simptomat më të shpeshta janë: kokrra në gji, tërheqja e mamillës, rrjedhjet nga gjiri me fokus të veçantë te gjaku, rritja e gjëndrave limfatike në sqetulla, ndërrimi i formës dhe ngjyrës së lëkurës së gjirit”, tregon për lexuesit e Telegrafit prof. Emine Devolli-Disha.

Kur duhet të fillohet me kontrolle dhe cilat janë ato?

“Kontrollet e gjirit te femrat varen nga mosha. Rekomandimi më i shpeshtë është që së pari femrat të fillojnë me vetë kontroll, të jenë të vetëdijshme që duhet të kenë kujdes gjithmonë. Ekzaminimet me mamografi nga ana tjetër fillojnë pas moshës 40-45 vjeçare, për arsye se informatat që merren me anë të mamografisë te moshat e reja për shkak të dendësisë së gjirit janë shumë të vogla. Kontrollet para kësaj moshe bëhen me anë të ultrazërit të gjirit”, tha doktoresha Shkëndije Nuza.

“Ajo çfarë bëni ju sot mund të ndikojë nesër në shëndetin tuaj” - personazhet e famshme me mesazhe vetëdijesimi për kancerin e gjirit
Lexo po ashtu “Ajo çfarë bëni ju sot mund të ndikojë nesër në shëndetin tuaj” - personazhet e famshme me mesazhe vetëdijesimi për kancerin e gjirit

A ekziston sensibilizim i mjaftueshëm i femrave në Kosovë dhe sa janë ato të kujdesshme për shëndetin e tyre?

“Senbilizim mungon përkundër punës të shumtë që bëjnë të gjitha institucionet përkatëse. Në bazë të të dhënave për qindja e grave që duan të kontrollohen është mjaft e vogël. Si klinikë para pandemisë janë mbajtur ligjërata me studentët në mënyrë që ata t’jua përcjellin mesazhin edhe familjarëve”, tregon ndër të tjera dr. Nuza.

Vjosa Berisha: Çdo ditë, një hap më shumë përpara fitores me betejën e kancerit
Lexo po ashtu Vjosa Berisha: Çdo ditë, një hap më shumë përpara fitores me betejën e kancerit

Cilat mundësi trajtimi janë të disponueshme për kancerin e gjirit?

“Ekzistojnë disa trajtimi varësisht nga stadi i sëmundjes i cili përcaktohet nga: madhësisë së tumorit, gjëndrave limfatike dhe a është i përhapur kanceri edhe në organe e tjera. Disa metoda trajtimi janë: intervenimi kirurgjik, rrezatimi (radioterapia), kimioterapia, terapia hormonale dhe target terapia”, tha prof. Emine Devolli-Disha.

 Trajtimi kirurgjik

“Trajtimi kirurgjik është modaliteti i parë dhe më i suksesshmi deri më tani, nëse kanceri zbulohet me kohë kirurgjia bën mrekulli, pasi zbulimi i hershëm mundëson realizimin e kirurgjisë kursyese të gjirit, ku gjiri nuk largohet plotësisht por vetëm tumori dhe indet rreth tij me disa gjëndra relevante. Shpëton gjiri, shpëton gruaja dhe familja. Zbulimi i hershëm është motoja, thirrja dhe e vetmja shpresë deri më tani për shërim të suksesshëm”, tregon dr. Saudin Maliqi.

Për më shumë informacione dhe këshilla rreth sëmundjes ndiqeni videon më poshtë:

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori