LAJMI I FUNDIT:

“Luftën me kancerin e gjirit, ju ndihmojmë ne ta tejkaloni” – vajzat e Telegrafit sjellin mesazhe sensibilizuese për muajin ‘rozë’

Tetori, në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Ky muaj është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit, zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.


Por, çfarë është kanceri i gjirit?

Kanceri i gjirit është një sëmundje ku qelizat e gjirit rriten jashtë kontrollit.

Kanceri i gjirit mund të fillojë në pjesë të ndryshme të gjirit dhe mund të përhapet jashtë tij nëpërmjet enëve të gjakut dhe enëve limfatike, pra duke dhënë metastaza.

Kanceri i gjirit: Pesë shenja të hershme që tregojnë një tumor në rritje
Lexo po ashtu Kanceri i gjirit: Pesë shenja të hershme që tregojnë një tumor në rritje

Të dy gjinitë, si gratë ashtu edhe burrat mund të preken nga kanceri i gjirit, edhe pse ky kancer është shumë më i zakonshëm te gratë.

Disa gra janë në rrezik më të lartë për kancerin e gjirit sesa disa të tjera për shkak të historisë së tyre mjekësore, personale, familjare, ose për shkak të ndryshimeve të caktuara gjenetike.

Sa i përhapur është kanceri i gjirit?

Bazuar në të dhënat e Agjencisë Ndërkombëtare mbi Kërkimet mbi Kancerin në Botë (GLOBOCAN), e cila përllogarit një vlerësim të situatës reale në çdo vend të botës, kanceri i gjirit ka përqindje më të lartë ndër llojet e kancerit që prekin gratë kudo në botë.

Me qëllim sensibilizimi, edhe ketë vit Telegrafi i është bashkuar fushatës për muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit duke sjellë disa mesazhe me qëllim motivimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për femrat që po e kalojnë këtë betejë dhe ato për të cilat rrezikojnë që me të njëjtën sfidë të përballen edhe nesër.

Më poshtë mund ta ndiqni videon e realizuar me shumë dashuri nga vajzat e stafit të Telegrafit për të gjitha femrat: