LAJMI I FUNDIT:

Fillimi i rinovimit të stadiumit “Adem Jashari”: Çfarë duhet të dini për periudhën e punimeve, investimet dhe inaugurimin e impiantit

Fillimi i rinovimit të stadiumit “Adem Jashari”: Çfarë duhet të dini për periudhën e punimeve, investimet dhe inaugurimin e impiantit

Stadiumi “Adem Jashari” ishte kthyer në një gërmadhë të madhe dhe që nga fundi i vitit 2019 aty nuk ishte zhvilluar asnjë ndeshje, pasi në fillim të vitit 2020 nisi një rinovim i tërësishëm i tij, që u ndërpre më pastaj.

Që nga ajo kohë, shumë premtime për miliona investime, ndërsa stadiumi vazhdonte të kthehej në një gërmadhë edhe më të madhe.


Por pas katër vitesh pritje, shumë procedurave, tashmë ka filluar rinovimi i plotë i stadiumit “Adem Jashari”, shkruan Telegrafi.

Ekskavatorët dhe kampionët kanë filluar punën në objektin buzë lumit Ibër dhe pas më shumë se një vit e gjysmë, sipas premtimeve do të jetë gati.

Procedurat që  kaloi stadiumi para fillimit të rinovimit

Para katër ditësh ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, njoftoi se çdo gjë ishte gati për nisjen e punimeve, pasi më parë ishin kaluar disa procedura, ndërsa to edhe shpronësimet, pastaj kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimor. Po ashtu janë paguar borxhet e akumuluara ndër vite, ndërsa kontrata me operatorin është zgjatur dhe zotimi për buxhet është siguruar.

Për shpronësimi e pronave rreth stadiumit olimpik “Adem Jashari” dhe ndryshimi e projektit në disa pika ishin ndarë 3.2 milionë euro tetë muaj më parë nga Qeveria e Kosovës.

“Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit. Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar. Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht”, ka shkruar Çeku.

Kohëzgjatja e punimeve dhe kosto e tij

Kosto e rinovimit është 12.5 milionë euro, ku nëse çdo gjë shkon sipas planit, stadiumi do të pranojë futbollistët në fund të vitit 2025 apo në fillim të vitit 2026.

Pra plani për punime është 22 muaj dhe stadiumi do të jetë i kategorisë IV, sipas kritereve të UEFA-s.

Ndër vite është investuar në këtë stadium. Në vitin 2014, MKRS-ja i kishte investuar 740 mijë euro, e ku u zhvillua ndeshja historike ndaj Haitit, shkruan Telegrafi.

Në vitin 2017 u investuan 1.5 milion euro, prej të cilave 700 mijë euro për reflektorë i ndau Federata e Futbollit e Kosovës. Po në këtë vit për të plotësuar të gjithë kriteret, u ndanë edhe ndarë edhe rreth 2.4 milionë euro.

I rinovuar pra në vitin 2017, stadiumi “Adem Jashari” ka qenë i pari stadium në Kosovës që është pranuar nga UEFA. Në këtë vit për herë të parë klubet kosovare luajtën në garat evropiane në këtë stadium, ku Trepça ’89 si kampione luajti në Ligën e Kampionëve, ndërsa Prishtina në Ligën e Evropës.

Nga viti 2019, UEFA mori licencën e stadiumit, e ku në atë vit Përfaqësuesja e Kosovës i zhvillonte ndeshjet në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Rëndësia historike e stadiumit dhe kapaciteti i tij

Stadiumi që dikur kishte kapacitet prej 35 mijë njerëzish, me rinovimet e fundit, kishte diku rreth 16500.

Në këtë stadium ka luajtur Trepça e famshme, që ishte pjesë e elitë së futbollit jugosllav në sezonin 1977/78, ku po në atë sezon shkoi edhe në finalen e Kupës së Jugosllavisë.

Përveç ndeshjeve të para zyrtare të Kosovës me Haitin dhe Turqinë dhe ato të klubeve kosovare në garat evropiane, ky stadium në vitin 1979, ishte pritës i një ndeshjeje kualifikuese të UEFA Euro 1980 ku Jugosllavia luajti kundër Rumanisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori