LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: Ndryshimet në Ligjin për abort bëhen që të mos rrezikohet shëndeti i grave

Filipçe: Ndryshimet në Ligjin për abort bëhen që të mos rrezikohet shëndeti i grave

Ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për abort, ishte tema e takimit të sotëm të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, me përfaqësuesit e organizatave të grave, si partner të ministrisë në krijimin e politikave për përparimin e shëndetit të nënave dhe foshnjave.

“Me ndryshimet të cilat janë bërë para disa viteve, është ndërlikuar shumë procedura, u vendosën shumë procedura administrative, ndërsa konsiderojmë se një pjesë e tyre zgjatin aq gjatë që mund madje edhe ta rrezikojnë shëndetin e gruas. Dëshirojmë ta sqarojmë qëndrimin tonë, ta dëgjojmë zërin e tyre dhe së bashku të konfirmojmë se cili është opsioni më i mirë, si t’ju ndihmohet grave të cilat dëshirojnë ta zbatojnë abortin pa asnjë rrezik për shëndetin e tyre”, tha Filipçe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve theksoi se do të hiqen një pjesë e komisioneve gjegjësisht do të gjindet forma më e mirë administrative që kjo të zbatohet në afat sa më të shkurtër të mundshëm pa me këtë rast të rrezikohet shëndeti i gruas.

Ai shtoi se planifikojnë ta heqin këshillimin e obligueshëm të grave shtatzëna të cilat dëshirojnë ta ndërprejnë shtatzëninë.

Në lidhje me ndërtimin e Qendrës Klinike tha se gjatë ditëve të fundit kanë pasur takime me shumë shoqata të arkitektëve dhe se nesër më konkretisht do të informojë dhe do ta sqarojë vendimin.