LAJMI I FUNDIT:

Filipçe: LSDM në zgjedhjet lokale do të bëjë koalicione për secilën komunë veç e veç

Filipçe: LSDM në zgjedhjet lokale do të bëjë koalicione për secilën komunë veç e veç

LSDM në zgjedhjet lokale të tetorit do të bëjë koalicione në secilën komunë veç e veç, ka paralajmëruar kryetari i partisë Venko Filipçe.

Kjo, siç theksoi ai në konferencën e sotme për media, nuk përjashton mundësinë e koalicionit me ndonjë parti, organizatë të shoqërisë civile apo listë të pavarur dhe se do të diskutohen opsionet.

“Unë do ta them qëndrimin që ende nuk është konfirmuar, por të gjitha diskutimet janë duke vazhduar në krye, në grupin parlamentar, në Bordin Qendror dhe atë Ekzekutiv, e ai është se në këto zgjedhje lokale LSDM-ja do të bëjë koalicion për secilën komunë veç e veç”, tha Filipçe.


I pyetur nëse kjo do të thotë se është i mundur koalicioni me BDI-në në komuna të caktuara, Filipçe tha se “të shohim, do t’i diskutojmë opsionet”, ndërsa për mundësinë e koalicionit me OBRM-PDUKM-në në Kërçovë, ai tha se “është gjithmonë një pyetje interesante, e cila varet nga shumë faktorë” dhe se mund të diskutohet më konkretisht në muajt e ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Lajme
Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Lajme
Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Lajme
Vdes në QKUK grabitësi serb që ishte plagosur gjatë plaçkitjes së armatosur në Veternik

Vdes në QKUK grabitësi serb që ishte plagosur gjatë plaçkitjes së armatosur në Veternik

Lajme
“Shokohet” Abdixhiku pas publikimit të videos ku Kurti ra pre e komedianëve rusë

“Shokohet” Abdixhiku pas publikimit të videos ku Kurti ra pre e komedianëve rusë

Lajme
“Ti mi ke mbyt fëmijët”, dëshmitari akuzon Lushtakun, ky i fundit thotë që s’e ka njohur deri në gjykimin e rastit “Drenica”

“Ti mi ke mbyt fëmijët”, dëshmitari akuzon Lushtakun, ky i fundit thotë që s’e ka njohur deri në gjykimin e rastit “Drenica”

Drejtësi
Kalo në kategori