LAJMI I FUNDIT:

Figura të njohura sportive dhe politike bëjnë homazhe pranë trupit të pajetë të legjendës së boksit, Xhevdet Pecit

Figura të njohura sportive dhe politike bëjnë homazhe pranë trupit të pajetë të legjendës së boksit, Xhevdet Pecit

Figura e legjendës së boksit kosovarë, Xhevde Peci, është vlerësuar lartë për kontributin e dhënë në kohët e vështira të popullit të Kosovës përmes sukseseve të tij të mëdha në sport në ish-Jugosllavi.

Në nderim të jetës dhe veprës së tij, personalitete të njohura nga skena politike dhe sportive e vendit kanë bërë homazhe pranë trupit të pajetë të Xhevdet Pecit në Pallatin e Rinisë dhe Sportit.

Figura të njohura bën homazhe dhe ngushëlluan familjarët e legjendës së boksit.

Ministri i Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku tha se Peci ishte njëra nga figurat qendrore të sportit të Kosovës dhe se ika e tij nga kjo jetë është një humbje e madhe për vendin tonë.

Çeku: Peci ishte një nga figurat qendrore të sportit në Kosovë

“Ka qenë një nga figurat qendrore të sportit në Kosovë më kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm me suksesin e tij sportiv por edhe me kontributin më pastaj në zhvillimin e sportit të boksit në Kosovë . Është një humbje e madhe për familjen e tij të gjakut, për familjen e tij sportive dhe për të gjithë popullin tonë. Suksesi dhe kontributi i tij do të jehojnë përherë “, tha Çeku.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se lufta që Peci e bënte përmes boksit ishte më shumë se sportive. Sipas tij, ajo ishte edhe luftë për liri dhe rezistencë dhe se kujtimi për të do të jetë i paharrueshëm.

Konjufca: Lufta e Pecit në boks ishte edhe luftë për liri dhe rezistencë

“Në kohën kur Jugosllavia pushtuese me diskriminim e me shtypje e katandiste Kosovën të fundit, Xhevdet Peci me boksin e tij prej kampioni gjithmonë na nxirrte të parët. Ai i përkiste plejadës së artë të boksierëve të cilët gjithmonë e nxirrnin kampion klubin Prishtina dhe për këtë do të kujtohet e nderohet gjithmonë. Në atë kohë, të gjithë ne që i përkisnim atyre gjeneratave e të cilët sot i kemi mbi 20 vjet, kemi qenë fare të vogël. Por mua më kujtohet kur i shikoja të mëdhenjtë se sa forcë merrnin prej tyre, atëherë nuk e kuptoja si fëmijë se nga buronte ajo forcë, por sot e kuptojë shumë më mirë. Pra ka qenë më shumë se sport, më shumë se boks, ka qenë luftë për liri dhe rezistencë. Do të jetë i paharrueshëm për kontributin që e ka dhënë për sportin, për boksin tonë.”, tha Konjufca.

Si pjesë shumë të rëndësishme të historisë së sportit të Kosovës, kontributin e Xhevdet Pecit e ka vlerësuar edhe Ministri i Ministrisë së Bujqësisë Faton Peci, i cili ishte edhe kushëriri i tij. Ai ka kujtuar edhe kohën kur Peci bëri bujë me goditjen që ia bëri gjyqtarit serb i cili, sipas Pecit, ishte sinonim i diskriminimit ndaj popullit shqiptarë të Kosovës.

Faton Peci: Peci bëri historinë kur populli ynë po diskriminohej nga ish-Jugosllavia

“Xhevdet Peci jo vetëm si sportist por edhe si kushëri i imi është shquar për disa tipare që vështirë janë të zëvendësueshme. E para, personaliteti dhe figura e tij në sport ka marrë përmasa tjera shkak se si sportit me tipare njerëzore dhe edhe të sportistit që e ka jetësuar në jetën e tij të përditshme ka bërë pjesën e historisë në kohën kur populli ynë diskriminohej në të ashtuquajturën ish-Jugosllavi dhe boksi i tij i hekurt ka shkuar edhe përtej aspektit sportiv për shkak se thjeshtë e ka goditur njërin nga referët që ka qenë sinonim i diskriminimit të popullit shqiptarë të Kosovës”, tha Peci.

Kurse kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi deklaroi se humbja e një boksieri legjendar si Xhevdet Peci është humbje e madhe për të gjithë Kosovën.

Krasniqi: Një ditë shumë e vështirë për sportin e Kosovës

“Një ditë shumë e vështirë për sportin e Kosovës. Kemi humbur një sportist që na ka bërë krenar gjithë shqiptarinë, një kampion pesë herë i ish-Jugosllavisë, një anëtar i Komitetit Olimpik të Kosovën në periudhën më të vështirë . Sot dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Peci sepse e ka humbur një njëri jo vetëm familja Peci por ka humbur e gjithë Kosova”

Xhevdet Peci vdiq më 9 maj në moshën 67 vjeçare. Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 16:30 në fshatin Zhahë të Komunës së Mitrovicës.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori