LAJMI I FUNDIT:

“Figo është bir bushtre, sikurse Rauli”, vazhdojnë të dalin përgjime nga fjalët e Florentino Perez për legjendat e Real Madridit

“Figo është bir bushtre, sikurse Rauli”, vazhdojnë të dalin përgjime nga fjalët e Florentino Perez për legjendat e Real Madridit

Sulmi i mediumit El Confidencial në marrëdhëniet e Florentino Perez me figurat kryesore nga historia e Real Madrid ka vazhduar këtë të premte, me Diario Sport që raporton se audiot e reja kanë dalë në sipërfaqe, ku janë transmetuar mendimet e ashpra të Florentino për Luis Figon dhe Gutit, nga vitet 2006 dhe 2012.

Kampi i Real Madridit ka përjetuar një lëkundje në ditët e fundit, pasi disa përgjime të transkriptuara kanë dalë tashmë në publik, ku figura kryesore është presidenti Perez, i cili kishte ofenduar me lloj-lloj emrash dhe shprehjesh disa nga legjendat më të mëdhenj të klubit.

Të fundit që kanë dalë, apostrofojnë emrat e portugezit, Figo dhe spanjollit Guti.

Bëhet publike biseda e transkriptuar e Perez, aty ku presidenti i Real Madridit i quan mashtrues Casillasin e Raulin
Lexo po ashtu Bëhet publike biseda e transkriptuar e Perez, aty ku presidenti i Real Madridit i quan mashtrues Casillasin e Raulin

“Figo është ai që ngriti zhveshtoren. Ai është një bir bushtre, sikurse Rauli. Dy më të këqijtë janë Figo dhe Raul”, citohet të ketë thënë Florentino.

Florentino gjithashtu nuk e la pa e ofenduar as Gutit. “Ai është një dhi”, tha ai, një fyerje e zakonshme spanjolle.

“Armiku i tij më i keq është ai vetë. Ai po përdoret nga Cadena Ser sepse ata duan të punësojnë një budalla (idiot), dhe ai është një i tillë. Dhe Cope do ta lërë të varur, ai nuk do të shkojë”.

Figo u bashkua me Real Madridin në një lëvizje shumë të diskutueshme nga Barcelona në vitin 2000, duke shkaktuar incidentin e famshëm të kokës së derrit. Ai kishte kaluar pesë vjet te Barcelona, ​​pasi ishte bashkuar nga Sporting Lisbona, ku kishte kaluar gjashtë vjet.

El Confidencial publikon audiot e reja të Florentino Perezit: Cristiano një idiot dhe Mourinho, një anormal
Lexo po ashtu El Confidencial publikon audiot e reja të Florentino Perezit: Cristiano një idiot dhe Mourinho, një anormal

Ai kaloi pesë sezone në Santiago Bernabeu përpara se të transferohej në Itali për t’u bashkuar me Interin, duke dalë në pension në vitin 2009. Ai gjithashtu bëri 127 paraqitje për vendlindjen e tij Portugalinë.

Guti ishte një produkt i të rinjve të Madridit, duke hyrë në ekipin e parë në moshën 19-vjeçare në vitin 1995.

Ai do të vazhdonte të kalonte 15 sezone në ekipin e parë të Realit, duke bërë 387 paraqitje dhe duke shënuar 46 gola, para se të nisej për në Turqi te Besiktasi në vitin 2010. Ai doli në pension në vitin 2011, pasi kishte bërë vetëm 13 paraqitje për kombëtaren La Roja. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori