LAJMI I FUNDIT:

FIGC do të zyrtarizojë Spallettin si trajnerin e ri të Italisë

FIGC do të zyrtarizojë Spallettin si trajnerin e ri të Italisë

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) do të shpallë nesër (e shtunë) Luciano Spallettin si trajnerin e ri të Italisë, pavarësisht një klauzole lirimi në kontratën e tij me Napolin.

Trajneri ilindur në Certaldo do të takohet sot me Presidentin e FIGC, Gabriele Gravina, me kreun e federatës italiane që planifikon të konfirmojë emërimin e Spallettit, të shtunë, 19 gusht.


Megjithatë, është ende e paqartë se si trajneri ose FIGC do të paguajnë tarifën prej 2.6 milionë euro të nevojshme për të liruar Spallettin nga marrëveshja e tij me Napolin.

Spalletti arrin marrëveshje, pritet ta pasojë Mancinin si trajner i Italisë
Lexo po ashtu Spalletti arrin marrëveshje, pritet ta pasojë Mancinin si trajner i Italisë

Megjithatë, sipas La Gazzetta dello Sport, nuk ka dyshime se Spalletti do të zëvendësojë Roberto Mancinin në krye të kombëtares Azurre.

Sipas raportit, 64-vjeçari do të zbulohet në një konferencë për shtyp në Romë të hënën, dy ditë pas njoftimit zyrtar nga FIGC.

Spalletti u largua nga Napoli pasi udhëhoqi ekipin drejt titullit të tyre të parë në Serie A në 33 vjet. Ai ra dakord për një klauzolë lirimi prej tre milionë eurosh, e cila zvogëlohet me 250,000 euro çdo muaj.

Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis dhe avokati i klubit Mattia Grassani kanë përsëritur së fundmi se klubi pret që klauzola e lirimit të paguhet plotësisht edhe nëse një kombëtare punëson ish-trajnerin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori