LAJMI I FUNDIT:

Fifi refuzon të flasë për momentin kur i ra të fikët brenda shtëpisë së famshme, largohet nga studio e post Big Brother VIP

Fifi refuzon të flasë për momentin kur i ra të fikët brenda shtëpisë së famshme, largohet nga studio e post Big Brother VIP
Foto: Top Channel

Sonte (e premte) po nbahet puntata e dytë e post Big Brother VIP.

Të ftuar në studion e spektaklit janë shumica e banorëve që ishin pjesë e shtëpisë së famshme, ndërsa kanë rikthyer në vëmendje debatet dhe situatat e ndryshme që kanë ndodhur gjatë qëndrimit të tyre brenda.

Në mesin e tyre është rikujtuar edhe momenti kur Fifi kishte humbur ndjenjat gjatë transmetimit live të spektaklit, gjë që bëri që më pas ajo të largohet përfundimisht nga shtëpia.


Këngëtarja vendosi të largohet nga BB VIP sepse i duhej të kujdesej për shëndetin e saj, por rikthimi në vëmendje i kësaj situate ka bërë që Fifi të largohet edhe nga studio e post BB VIP.

Ajo u shpreh se nuk ndihet mirë të diskutonte sërish për këtë temë dhe ka kërkuara të largohet nga studio.

“Nuk dua të flas, nuk ndihem mirë”, u shpreh Fifi, më pas ndërhyri Arbana për të ndryshuar temën e diskutimit.

Vendimi i saj që të largohet nga studio ka ngjallur diskutime tek ish-banorët, disa nga të cilët e kundërshtuan këtë duke thënë se Fifi duhej të qëndronte dhe të ballafaqohej me këtë debat./Telegrafi/