LAJMI I FUNDIT:

Fifi hyri në Big Brother VIP Kosova për të performuar, ngacmon banorët teksa ata nuk lejoheshin të lëviznin

Fifi hyri në Big Brother VIP Kosova për të performuar, ngacmon banorët teksa ata nuk lejoheshin të lëviznin

Këngëtarja e njohur, Fifi mbrëmë (e premte) ka performuar në spektaklin e Big Brother VIp Kosova.

Artistja nga Ferizaj përveç që këndoi hitet e saj “Hana” në studio ajo gjithashtu hyri për pak minuta në shtëpinë e famshme.


Filloreta Raçi (emri i plot) ngacmoi banorët me disa provokime ndërsa ata ishin të dënuar nga ‘Vëllai i Madh’ me vendimin për t’u ngrirë duke mos patur mundësinë të përshëndesin këngëtaren.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Më vonë Fifi pati mundësinë të përshëndetej me ta dhe të performonte gjithashtu bashkëpunimin me reperin Blasta, ky i fundi u bë pjesë e BBVK si banori më i ri.

Kujtojmë që Fifi vitin e kaluar ishte pjesë e Big Brother VIP Albania dhe një prej banoreve më të komentuara, por që u tërhoq nga gara pasi u shpreh se kishte nevojë të merrej më shumë me veten.

Ndërkohë, theksojmë që shtëpisë së BB VIP Kosova mbrëmë iu bashkuan edhe tre banorë të tjerë, Atdhe Xharavina, Bruno Pollogati dhe Himena Sherifi.

Ndërsa, banori i eliminuar ishte basketbollisti Fis Juniku, I cili ishte bërë pjesë e këtij formati vetëm pak javë më parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori