LAJMI I FUNDIT:

FIAT do të prodhojë vetëm vetura elektrike deri në vitin 2030

FIAT do të prodhojë vetëm vetura elektrike deri në vitin 2030

FIAT do të jetë një prodhues veturash plotësisht elektrikë deri në vitin 2030.

Pak më shumë se një vit më parë, FIAT zbuloi 500e-në e tij të ri, tërësisht elektrik. Pasi CEO i FIAT, Olivier François konfirmoi se versioni elektrik sportiv Abarth për 500e tashmë është në fazën e fundit të zhvillimit, ka ardhur konfirmimi se elektrifikimi, në fakt, do të marrë plotësisht modelet e FIAT.


Në fund të kësaj dekade, FIAT do të bëhet një markë plotësisht elektrike. Këto janë fjalët e vetë François në një njoftim për shtyp nga kompania mëmë e FIAT Stellantis. Ky njoftim ka të bëjë me një takim që François kishte me arkitektin e njohur Stefan Boeri, ndoshta më i njohur për kullat e dyfishta të banimit të Bosco Verticale në Milano të mbuluara me pemë dhe bimësi. Të dy diskutuan nevojën për ndryshime urgjente në peisazhet urbane, të cilat Boeri tha se janë përgjegjëse për 70 për qind të emetimeve globale të CO2.

Përveç kësaj, François gjithashtu deklaroi se pista e famshme e çatisë në uzinën e vjetër të Lingotto të FIAT do të marrë së shpejti gjithashtu një transformim të gjelbër.

“Ndërkohë, në të ardhmen e afërt, në vetëm disa muaj, unë jam krenar për të parë shndërrimin e pista legjendare në tavanë e ish-fabrikës Lingotto në Torino në kopshtet më të mëdha të varura në Evropë, me më shumë se 28 mijë fidanë,” tha ai . “Një projekt i madh, kuptimplotë dhe edhe një herë i qëndrueshëm, i cili duhet të rigjallërojë qytetin e Torinos, shtëpinë tonë”, shtoi François. /Telegrafi/