LAJMI I FUNDIT:

Fiat 600 Hibrid i ri: Për klientët që nuk janë gati për një model elektrik

Fiat 600 Hibrid i ri: Për klientët që nuk janë gati për një model elektrik

Për klientët që nuk janë gati të blejnë një model elektrik, Fiat ka prezantuar 600 Hybrid. Ky version redukton emetimet e CO2 me 15 pՃr qind dhe fsheh një motor 1.2-litërsh me tre cilindra prej 100 kuaj/fuqi të kombinuar me një motor elektrik prej 28 kuaj/fuqi nën trup.

Pas debutimit të modelit të ri elektrik 600e dhe fillimit të prodhimit në fabrikën polake, Fiat prezanton një version pjesërisht të elektrizuar. Bëhet fjalë për versionin 600 Hybrid. Seicento i shekullit të XXI-të zhvillon gjithsej 128 kuaj/fuqi, të marra nga një motor 1.2-litërsh me tre cilindra me 100 kuaj/fuqi që punon në kombinim me një njësi elektrike prej 28 kuaj/fuqi.


Motori elektrik është i integruar në një kuti ingranazhi me gjashtë shpejtësi me një sistem me tufë të dyfishtë. Kështu, vëllai i madh i Fiat 500 mund të funksionojë ekskluzivisht me energji elektrike deri në një shpejtësi prej 30 km/h.

Por me këtë shpejtësi, energjia në baterinë litium-jon 48 V do të “shpërndahet” pas një kilometri. Pas mbarimit të baterisë, motori me benzinë fillon të ngarkojë baterinë. Gjithashtu, falë motorit elektrik zhduket fenomeni i vrimës së turbos, vetura mund të drejtohet pjesërisht pa gazra në qytet dhe në parkingje. Për sa i përket përshpejtimit, Fiat 600 Hybrid arrin 100 km/h për 11 sekonda.

Prodhuesi nga Torino pretendon se kjo zgjidhje teknike redukton konsumin e karburantit dhe redukton emetimet e CO2 me 15%. Për të ndihmuar më tej mjedisin, Fiat 600 Hybrid ka një brendshme të bërë ekskluzivisht nga materiale të ricikluara dhe paneli i instrumenteve është prej bioplastike.

Për sa i përket dimensioneve dhe hapësirës, versioni 600 Hybrid ka të njëjtat dimensione si vëllai i tij elektrik, por është shumë më i lehtë. Hybrid Seicento do të jetë i disponueshëm tani për tani në Itali dhe vende të tjera ku shitja e makinave elektrike nuk është aq e popullarizuar, dhe me një çmim hyrje prej 25 mijë euro. /Telegrafi/