LAJMI I FUNDIT:

FFM: Kërkojmë që UEFA ta dënojë Marko Arnautoviqin për sulmin ndaj Ezgjan Alioskit

FFM: Kërkojmë që UEFA ta dënojë Marko Arnautoviqin për sulmin ndaj Ezgjan Alioskit

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka dalë me njoftim zyrtar, pas sjelljes së sulmuesit austriak Marko Arnautoviq, ndaj përfaqësuesit të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski.

Reklama

Nga FFM njofton Telegrafi Maqedoni, thonë se kanë dorëzuar shkresë zyrtare tek UEFA, duke kërkuar dënim maksimal për Marko Arnautoviq.

“FFM ashpër dënon sulmin nacionalist të përfaqësuesit austriak Marko Arnautoviq, pas golit të shënuar në ndeshjen e mbrëmshme me Maqedoninë, drejtuar Ezgjan Alioskit. Gjithashtu, informojmë se kemi dorëzuar shkresë zyrtare tek UEFA në të cilën kërkojmë dënim maksimal për përfaqësuesin austriak Marko Arnautoviq”.

“Si ‘Shtëpia e futbollit’ çdo herë jemi kundër nacionalizmit dhe diskriminimit dhe të gjitha formave tjera të ofendimeve dhe sulmeve, të cilat nuk janë në frymën e futbollit dhe vlerave, për të cilat të gjithë luftojmë”, thonë nga FFM.

Në fund theksojnë se çdo herë do të mbrojnë interesat e përfaqësuesve të Maqedonisë, ku do që ata të jenë.

Ndryshe, mbrëmë pas golit të shënuar, Marko Arnautoviq e ofendoi në baza kombëtare përfaqësuesin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioski. Ndërsa gjatë ditës së sotme, Artautoviq nëpërmjet rrjeteve sociale ka kërkuar falje, duke thënë se ai asnjëherë nuk ka diskriminuar në baza racore apo kombëtare./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është e vështirë të kuptosh”, Mourinho ‘shfryn’ ndaj Renato Sanchesit

“Është e vështirë të kuptosh”, Mourinho ‘shfryn’ ndaj Renato Sanchesit

Serie A
Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Mund ta kishin nënshkruar për vetëm tre milionë euro më 2017, Liverpoolit tani i duhet të paguajë 200 milionë euro për pasuesin e Salah

Premier League
Aksidentohet autobusi i KFF Jakova, lëndohet tetë futbolliste dhe trajneri

Aksidentohet autobusi i KFF Jakova, lëndohet tetë futbolliste dhe trajneri

Sport vendor
Warren Zaire-Emery apo 'roboti' i Luis Enriques, 17-vjeçari i pazëvendësueshëm te PSG

Warren Zaire-Emery apo 'roboti' i Luis Enriques, 17-vjeçari i pazëvendësueshëm te PSG

Ligue 1
Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e re të Xavit me Barcelonën

Zbulohet klauzola sekrete në kontratën e re të Xavit me Barcelonën

La Liga
Tre shqiptarë në kërkim nga policia angleze, vodhën 300 mijë funte në shtëpinë e Sterlingut

Tre shqiptarë në kërkim nga policia angleze, vodhën 300 mijë funte në shtëpinë e Sterlingut

Ndërkombëtare
Kalo në kategori