LAJMI I FUNDIT:

FFK vendos pas dhunës në ndeshjen Flamurtari – Vëllaznimi, gjakovarët fitojnë me rezultat zyrtar

FFK vendos pas dhunës në ndeshjen Flamurtari – Vëllaznimi, gjakovarët fitojnë me rezultat zyrtar

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka vendosur më në fund për ndeshjen e ndërprerë mes Flamurtarit dhe Vëllaznimit.

Disa tifozë vendas kishin pushtuar fushën dhe kishin sulmuar futbollistët mysafirë me shufra të hekurit.


Kësisoj Komisioni i Garave ka marrë vendim që ndeshja e ndërprerë në minutën e 90-të t’i takoj gjakovarëve me rezultat zyrtar 0-3.

“Komisioni i Garave me rastin e regjistrimit të ndeshjes KF Flamurtari – KF Vëllaznimi e vlefshme për javën e 11-të të Vala Superligës së Kosovës, konstatoi se ndeshja është ndërprerë në kohën shtesë 90+ për shkak se në momentin e barazimit të rezultatit të ndeshjes në fillim një shikues ka hyrë në fushë dhe ka goditur lojtarët e KF Vëllaznimi me shkop”.

“Pastaj kanë hyrë edhe disa shikues të tjerë dhe është krijuar një rrëmujë para portës së Vëllaznimit dhe gjyqtari e ka ndërprerë ndeshjen për shkak të situatës së krijuar, andaj Komisioni i Garave konform nenit 51, paragrafi 1 të Rregullores Disiplinore e regjistron ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të KF Vëllaznimi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ndeshja u ndërpre në momentin që gjakovarët barazuan rezultatin në 1-1 në minutat shtesë. /Telegrafi/