LAJMI I FUNDIT:

FFK nis me projektin e ri për futbollin e femrave

FFK nis me projektin e ri për futbollin e femrave

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) do të nisë me projektin e ri për zhvillimin e futbollit të femrave, në kuadër të programit të financuar nga UEFA – HatTrick.

Projekti i ri do të bëjë fuqizimin e lojtareve që kanë potencial për ekipet përfaqësuese.

Pikërisht për këtë projekt, sot (e enjte), në FFK është mbajtur takimi me lojtaret e përzgjedhura, ku sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu në shoqëri të menaxheres për Grassroots, Sanije Krasniqi dhe menaxheres së futbollit të femrave, Valbona Gashi-Uka, shpjeguan detajet e këtij programi.

Salihu ka bërë të ditur se kjo është vazhdimësi e projektit të mbajtur në dy vitet e kaluara “Rekrutimi i vajzave të reja në futboll” dhe pjesë e strategjisë së FFK-së për zhvillim më të hovshëm të futbollit të femrave.

Pjesë e këtij projekti do të jenë nga dy lojtare të përzgjedhura të secilës grupmoshë nga të gjitha klubet (seniore, U19 dhe U16), të cilat do të stërvitin një herë në javë në kryeqytet me trajnerët e përzgjedhur nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

Po ashtu, lojtaret që do të jenë pjesë e këtij projekti do t’i nënshtrohen edhe testeve fizike.

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori