LAJMI I FUNDIT:

FFK jep detaje për kontratën e lidhur me kompaninë nga Kosova për shitjen e biletave: Federata nuk ka asgjë në dorë për dy vitet e ardhshme

FFK jep detaje për kontratën e lidhur me kompaninë nga Kosova për shitjen e biletave: Federata nuk ka asgjë në dorë për dy vitet e ardhshme

Aktualisht një nga temat më të përfolura në Kosovë është kaosi që është shkaktuar para pikave të IPKO-s për shitjen e biletave të ndeshjes Kosovë-Maltë.

Shumë tifozë të Përfaqësueses së Kosovës fajin ia kanë hedhur Federatës së Futbollit të Kosovës, por këta të fundit për Telegrafin me anë të sekretarit ligjor, Arianit Ahmeti, kanë shpjeguar se faji nuk është tek ata:


“UEFA teksa ka licencuar stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ka kushtëzuar  Federatën e Futbollit të Kosovës të lidhin kontratë për krijimin e një softueri për bileta”.

Policia: Janë arrestuar dy persona për mos-bindje të urdhrave, FFK-ja të krijojë sa më parë kushte adekuate për shitjen e biletave
Lexo po ashtu Policia: Janë arrestuar dy persona për mos-bindje të urdhrave, FFK-ja të krijojë sa më parë kushte adekuate për shitjen e biletave

“Në muajin shkurt FFK ka hapur tender në të cilin kanë konkurruar shtatë kompani, në mesin e tyre edhe nga Gjermania, Austria, Italian, por në fund ka fituar kompania nga Kosova ‘Alt 4′”.

“Kompania ‘Alt 4’ ka marrë përsipër prodhimin e këtij softueri dhe tani gjithë të drejtat e biletave i takojnë kësaj kompanie”.

Jo vetëm të hënën, por edhe të martën interesimi për bileta ishte shumë i madh

“Fillimisht kjo kompani kishte arritur marrëveshje me Institucionin Mikrofinanciar ‘Vllesa’, e cila kishe shpërndarë biletat për ndeshjen e Superkupës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinë, por pastaj e ka ndërprerë dhe ka lidhur marrëveshje me IPKO-n”.

“FFK nuk ka asgjë në dorë për dy vitet e ardhshme në menaxhimin e biletave, ne vetëm caktojmë numrin dhe çmimet”, ka thënë për Ahmeti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori