LAJMI I FUNDIT:

Fetahu: Gjysma e shkollave në Podujevë po mbajnë mësim

Fetahu: Gjysma e shkollave në Podujevë po mbajnë mësim

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu, ka njoftuar se nga 40 shkolla në Podujevë, gjysma e tyre po mbajnë mësim.

Ai në Klan Kosova u shpreh se janë shkollat profesionale ato që e kanë vullnetin për fillimin e procesit mësimor.


“Prej 40 shkollave që ekzistojnë në komunën e Podujevës, kemi një përqindje prej 50 për qind të mësimdhënësve dhe nxënësve që janë duke e zhvilluar procesin mësimor. Ka disa shkolla siç është gjimnazi, që përkundër vullnetit të nxënësve nuk kanë gatishmëri mësimdhënësit që të mbajnë mësim. Mirëpo, shkollat profesionale kanë një vullnet dhe gatishmëri”, deklaroi ai.

Fetahu u shpreh se në javën e kaluar disa shkolla të qytetit kanë mbajtur mësim, ndërsa këtë javë edhe në disa fshatra, përcjell Klankosova.tv.

“Ne si komunë e Podujevës, jemi që i takojmë subjektit të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe përpjekjet tona kanë qenë nga fillimi, nga shtatori që të fillojmë. Për fat të mirë çerdhja ka filluar menjëherë dhe nuk ka pasur shkëputje fare dhe përpjekjet tona me drejtorët e shkollave kanë qenë që nga fillimi të fillojë ky proces”.

“Në javën që e lamë pas disa shkolla të qytetit kanë mbajtur mësim dhe kanë bërë shpërndarjen e librave, ndërsa në këtë javë që jemi tani ka pasur një shtrirje më të gjerë të mësimit edhe nëpër fshatra, por edhe në qytet”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori