LAJMI I FUNDIT:

Fetah Rudi: Urdhrin për vrasjen time e dha Fatmir Limaj

Fetah Rudi: Urdhrin për vrasjen time e dha Fatmir Limaj

Anëtari i kryesisë së LDK-së në Malishevë, Fetah Rudi ka deklaruar për herë të parë emrin e personit, i cili sipas tij ka dhënë urdhrin për vrasjen e tij.

Ai, duke folur për tentim vrasjen që i është bërë, në emisionin “Republika” në Tribuna Channel ka pohuar se Avni Zogaj, i njohur si dëshmitari X në rastin “Kleqka” i ka rrëfyer Fetahut se urdhrin për vrasjen e tij e ka dhënë Fatmir Limaj.


Rudi ka deklaruar se personat që e kanë përcjellur atë gjatë gjithë kohës në aktivitetet e tija politike si anëtar i LDK-së, para atentatit të tij, kanë qenë njerëz të SHIK-ut.

Duke folur për tentim vrasjen që i është bërë, deri më sot nga persona të panjohur, ka thënë se ai ka qenë gjithmonë i përcjellur nga njerëzit e SHIK-ut.

Ai ka pohuar se i din emrat e tre personave që kanë tentuar ta vrasin atë, njëjtë sikurse që e dinë edhe Policia.

Rudi ka thënë se njëri prej personave ka qenë nga Petrova e Shtimes, njëri nga Vermica e Malishevës që jetojnë në Prizren dhe një nga komuna e Obiliqit.

Të tre ata në ditën e atentatin kanë pasur aksident me makinë dhe kanë vdekur.

Mirëpo, ai ka theksuar se armën me të cilën është bërë atentati e ka Policia e Kosovës, dhe se është arma e njëjtë me të cilën është vrarë Xhemajl Mustafa.

Atentati ndaj Fetah Rudit ka ndodhur me 15 dhjetor 2000, në fshatin BYTYQ (ura e Bytyqëve) në orën 14:35.