LAJMI I FUNDIT:

Festivali i Gjelbër po vjen më 1 dhe 2 dhjetor, bashkon kompani vendore dhe ndërkombëtare

Festivali i Gjelbër po vjen më 1 dhe 2 dhjetor, bashkon kompani vendore dhe ndërkombëtare

Edicioni i pestë i Festivalit të Gjelbër do të mbahet në datat 1 dhe 2 dhjetor.

Për arsye të situatës me pandeminë COVID-19, Green Business Expo do të jetë virtual (i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe angleze) dhe do të vijë me një koncept inovativ dhe në nivel me panairet virtuale ndërkombëtare.


Ky panair për pesë vite radhazi është një ndër aktivitetet më të rëndësishme për Bizneset e Gjelbra në Kosovë, dhe i cili ofron një platformë të rrjetëzimit për Bizneset e Gjelbra, institucionet qeveritare, donatorët dhe të gjithë akterët relevant.

Kompanitë pjesëmarrëse do të shfaqin produktet e tyre “të gjelbra” në Pavilionin e Gjelbër, në të cilin vitin e kaluar ishin 47 kompani pjesëmarrëse dhe u realizuan shitje potenciale me vlerë 1.3 milion gjatë dy ditëve dhe kishte rreth 6,630 vizitorë dhe 673 kontakte të vlefshme. /Telegrafi/