Barazimi mes Tottenhamit dhe Chelseat me rezultat 2-2 i ka mundësuar Leicesterit të shpallet kampion i Ligës Premier.

Ky është një sezon historik për ‘Dhelprat’ pasi ky ishte titulli parë i Ligës Premier në historinë e klubit.


Lojtarët e Leicesterit ishin mbledhur në shtëpinë e sulmuesit anglez, Jamie Vardy dhe me të përfunduar ndeshja shtëpia u shndërrua në një arenë feste.

Më poshtë keni momentin e përfundimit të ndeshjes mes Tottenhamit dhe Chelseat, e cila i dha titullin Leicesterit. /Telegrafi/

telegrafi sport app