LAJMI I FUNDIT:

“Ferronikeli do të jetë ndryshe në pranverë”

“Ferronikeli do të jetë ndryshe në pranverë”

Trajneri i Ferronikelit, Ramiz Krasniqi, është shprehur i kënaqur me barazimin e skuadrës së tij kundër Ferizajt, por ai mendon se skuadra nga Drenasi ka fond të varfër të lojtarëve.

Ferronikeli dje në udhëtim rrëmbeu një pikë në duel me Ferizajn duke luajtur pa gola, në kuadër të elitës sonë të futbollit.

Tekniku prishtinas, i cili dy javë më parë është rikthyer tek Ferronikeli, thotë se synimi i skuadrës së tij është që të arkëtojë sa më shumë pikë në mënyrë që të rritën gjasat e kësaj skuadre për ekzistencën në Superligën e Kosovës në futboll.

“Ne morëm një pikë ndaj Ferizajt, por vërtet duhet te jemi realist se kemi skuadër të varfër. Është një dallim i madh në mes skuadrës së sezonit të kaluar dhe ekipet që është aktualisht”, ka thënë të dielën për Kosovapress, Krasniqi.

“Ne do të vazhdojmë të punojnë maksimalisht në mënyrë që të grumbullojmë sa më shumë pikë që mundemi, edhe pse na presin shumë ndeshje të vështira, sepse në takimet e ardhshme do të ndeshemi me skuadrat që synojnë kreun e tabelës”, tha ai.

I pari i bankinës së klubit nga Drenasi, mendon se skuadra e tij në stinorin pranveror do të jetë krejt ndryshe. Krasniqi thotë se në afatin e janarit, Ferronikeli do të forcohet edhe me tre-katër lojtarë.

“Sigurisht se në afatin e janarit do të përforcohemi. Do të mundohemi të sjellim tre-katër lojtarë në mënyrë që në pjesën e dytë të garave të jemi më të fortë. Mendoj se në stinorin pranveror, Ferronikeli do të jetë ndryshe”, tha ai.

Ferronikeli aktualisht gjendet në pozitën e parafundit në renditjen tabelore me vetëm 10 pikë të tubuara. /Kosovapress/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori