Ferrari po përgatitet të prezantojë SUV-në e parë dhe tashmë dihet se prodhimi do të kufizohet në një numër të caktuar kopjesh.
Bëhet fjalë për një SUV të quajtur Purosangue, nga i cili Ferrari pret rezultate të mira në shitje dhe shumë fitime. Për këtë strategji tashmë janë bindur Bentley, Aston Martin, Lamborghini dhe Rolls-Royce, të cilat kanë modelet e tyre Bentayga, DBX, Urus dhe Cullinan. Ferrari rezistoi për një kohë të gjatë, por në fund u dorëzua dhe së shpejti do të hyjë në tregun e SUV-ve. Megjithatë, prodhimi i SUV-it të tij Purosangue do të jetë i kufizuar në numër.
Ferrari do t’u japë përparësi klientëve besnik gjatë shitjes së SUV-ve Purosangue dhe nëse do të ketë versione speciale në të ardhmen, ato do të jenë edhe më të rralla.
https://www.youtube.com/watch?v=x8_y-ZZGDVU
Ferrari gjithashtu e sheh Purosangue si një mënyrë efektive për të tërhequr blerësit për herë të parë, por edhe ata më të rinj. Të njëjtën gjë për markën e famshme italiane kanë “bërë” edhe coupe Roma dhe kabriola Portofino/Portofino M.
Besohet se Purosangue do të përdorë motorin V12 në versionin më të mirë, dhe Ferrari pretendon se ata mund ta mbajnë atë motor “gjallë” pavarësisht ligjeve gjithnjë e më të rrepta të emetimit, sepse ata kanë zgjidhje për këtë.
Purosangue sigurisht që do të ndihmojë Ferrarin që të vendosë me lehtësi rekorde të reja shitjesh, dhe në vitin 2021, rekordet u thyen kur u dorëzuan 11,155 makina. Ky numër me siguri do të rritet në vitin 2023 kur SUV të fillojë të arrijë klientët e tij. Premiera e Ferrari Purosangue do të bëhet më vonë këtë vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini pse këto targa u shitën për 1.68 milion dollarë?
Fillon prodhimi i Volvos më të sigurt në histori
Musk thotë se aksionerët e Tesla-s po votojnë pro paketës 56 miliardë dollarëshe - a po zhvendoset kompania?
Çfarë konsiderohet një veturë klasike?
Ai u ul në një kuadrat, më pas u përplas direkt në një pemë - kamera regjistroi gjithçka, por historia nuk mbaron me kaq
Rolls-Royce Cullinan vjen me "pamje të freskët"
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Të shtëna me armë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, policia jep detaje
“Hapni kufirin ose u themi shqiptarëve të ngrihen”, Majko: Si e kërcënuam Maqedoninë gjatë luftës së Kosovës
Gjithçka që duhet të dini për EURO 2024
Rusia pësoi humbje 'astronomike' gjatë ofensivës së Kharkiv - ka thënë një zyrtar i NATO-s
Janë 82 lojtarë që do të jenë në Euro 2024, por nuk kanë lindur në vendin ku luajnë - kuqezinjtë në vendin e parë
Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane - rusët krijojnë radhë të gjata para bankave