LAJMI I FUNDIT:

Ferrari ka një plan të ri – motorët SUS që do të “rrojnë” edhe pas vitit 2035

Ferrari ka një plan të ri – motorët SUS që do të “rrojnë” edhe pas vitit 2035

Ferrari vazhdon të zhvillojë motorë SUS për veturat e tij, kështu që ata do të jenë të disponueshëm pas vitit 2035.

Në vitet e fundit, ka pasur përpjekje për të ndaluar shitjen e veturave të reja me motorë me djegie të brendshme që nga viti 2035, dhe kjo fillimisht shqetësoi markat si Ferrari duke pasur parasysh faktin se thelbi i veturave të tyre “rrotullohet” rreth një V8 emocionues dhe motori të fuqishëm V12.

Megjithatë, ligjet e reja hapin gjithnjë e më shumë mundësinë që veturat me motorë SUS do të vazhdojnë të “jetojnë” pas vitit 2035 nëse përdorin karburante miqësore me mjedisin.

Ndërsa legjislacioni vazhdon të zhvillohet, Ferrari po ecën përpara me planet për të prezantuar veturën e tij të parë elektrike në vitin 2025.

Megjithatë, detajet e asaj strategjie mbahen të fshehta, kështu që nuk ka shumë informacione se si do të evoluojnë produktet e Ferrarit. Megjithatë, është e qartë se zhvillimi i motorit SUS do të vazhdojë, por detajet janë ende në pritje.

Ferrari po e zhvillon në fshehtësi projektin e veturës së parë elektrike.

Propozimet e fundit në BE kërkojnë që automjetet e reja me motorë SUS të prodhuara pas vitit 2035 të përdorin ekskluzivisht e-karburant. Kjo do të thotë që motorët ekzistues duhet të ndryshohen për të përmbushur rregulloret e reja. Ferrari nuk ka treguar nëse do të ndryshojë motorët aktualë V6 dhe V8 apo nëse të rinj janë në zhvillim e sipër. /Telegrafi/