LAJMI I FUNDIT:

Feronikeli triumfon në frymën e fundit ndaj Lirisë, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Feronikeli triumfon në frymën e fundit ndaj Lirisë, kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Feronikeli ka arritur të marr një fitore të madhe me rezultat 2-0 në udhëtim te Liria në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Fituesi në fuqi i Kupës së Kosovës ka arritur të sigurojë kalimin në gjysmëfinale të kësaj gare pas një fitore të madhe në stadiumin “Përparim Thaqi”.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën rastet e veta për shënim, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.

Rastet më të mira i kishin Medjon Hoxha (18’), i cili gjuajti nga afërsia mbi portë dhe Mevlan Zeka (38’) goditi pingulen.

Të gjitha lajmet rreth Kupës së Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Kupës së Kosovës

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më atraktive dhe me më shumë raste shënime, por ishin vetëm mysafirët që tundën rrjetën.

Mendurim Hoti (75’) pati rastin më të mirë duke goditur traversën nga afërsia, ndërsa golat erdhën vetëm në minutat e fundit.

Në minutën e 88-të ishte Besmir Bojku, i cili me kokë shënoi për 1-0, ndërsa Hoti në minutat shtesë shënoi për 2-0 nga një top i kthyer nga penalltia e pritur nga portieri i Lirisë, Drin Hodaj.

Tri skuadrat tjera që e kanë siguruar kalimin tutje janë: Prishtina, Ballkani dhe Drenica. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori