Ndonëse vitet po ecin, nostalgji për kohën kur ishim fëmijë kemi të gjithë e njëherësh edhe kujtime shumë të bukura. 

Kështu, së fundmi është Fero, ai i cili ka vendosur të ndajë me ndjekësit e tij në Instagram, një fotografi kur ishte fëmijë.


Reperi gjilanas është kthyer prapa në kohë, megjithëse duket tërësisht njëjtë sikurse tani, me shumë pak ndryshim në dukjen e tij.

71499745 393319491302494 8321310612705509376 n Fero kur ishte fëmijë (Foto: Instagram/ferofera)

Ish-anëtari i labelit "On Records", është duke punuar në projekte të reja muzikore, edhe pas largimit nga ky grup, me të cilin punoi prej më shumë se dy vitesh.

Ai tashmë po vepron si artist i lirë, duke mos bashkëpunuar me asnjë label tjetër, por që shumë shpejt do rikthehet para publikut me këngë të re.

Ndërkaq, ajo e fundit mbetet "Ride or Die", ku në klip shfaqet edhe e dashura e tij, Arbenita Ismajli, e cila është njëra nga modelet më të kërkuara në Angli.

640 0 5c4867c81fc69 Arbenita Ismajli dhe Fero (Foto: Instagram)

Dyshja po ashtu tash e një kohë janë duke shijuar romancën e tyre, përkundër se shpesh u komentuan në shtypin rozë për ndarjen nga njëri-tjetri. /Telegrafi/