Reperi i njohur shqiptar, Feronit Shabani - Fero, ka filluar rrugëtimin e tij në skenën muzikore shqiptare.

Ai para pak ditëve e konfirmoi largimin nga “On Records”, ekip ky që tash e dy vite e menaxhoi karrierën e artistit.


Ndërkohë, me anë të një postimi të fundit të publikuar në Instagram, 23-vjeçari tregon se ka hapur kanal të ri në YouTube.

Kanali im zyrtar në YouTube Channel, e keni linkun në biografi”, ka shkruar ai, duke thënë se ka gati edhe dy këngë të reja.

Megjithëse përflitej bashkimi me labelin "BabaStars", reperi gjilanas me këtë e konfirmon se do të veprojë si artist i pavarur.

Përndryshe, Fero deri më tani ka sjell një numër të madh të këngëve, të cilat u mirëpritën nga publiku. /Telegrafi/