LAJMI I FUNDIT:

Fermerët me traktorë protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, kërkojnë ndryshimin e kritereve për subvencionim të grurit

Fermerët me traktorë protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, kërkojnë ndryshimin e kritereve për subvencionim të grurit

Përfaqësues të Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës kanë protestuar me një nunër të madh të traktorëve para Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Kjo protestë sipas tyre është se janë të pakënaqur me kriteret e thirrjes së MBPZHR-së për përkrahjen e fermerëve.


“Bujqësia është në gjendje të rëndë që disa vite, mirëpo fatkeqësisht muajve të fundit po rëndohet edhe më shumë. Ajo që e ka rënduar situatën kohëve të fundit është thirrja për aplikim e Ministrisë së Bujqësisë me disa kritere që janë të papërballueshme për t’u subvencionuar për kulturat bujqësore për vitet 2020-2021”, janë shprehur përfaqësues të Sindikatës, përcjell Telegrafi.

Ata thonë se këto kritere janë diskriminuese për bujqit, duke kërkuar që këto të anulohen.

“Këto kritere janë diskriminuese dhe zhgënjyese për bujqit e Kosovës. Është e habitshme se pse dikush po mundohet t’i shkel dhe zhgënjej bujqit. Shumë prej tyre e ka shuar veprimtarinë e tyre për shkak të perspektivës, pikërisht për shkak të kritereve dhe keqmenaxhimit të drejtave të bujqve. Bujqit i kanë dy kërkesa kryesore. E para është se për vitin 2020-2021 të anulohet ky vendim për thirrje për aplikim për këtë vit prodhues dhe e dyta, të kthejnë kriteret me të vjetrën për të mundur të përfitojnë, përndryshe 80 për qind e bujqve do të mbesin pa u subvencionuar për shkak të këtyre kritereve”, thanë ata.

Ministria e Bujqësisë: Deri më 28 shtator fermerët mund të aplikojnë për subvencione
Lexo po ashtu Ministria e Bujqësisë: Deri më 28 shtator fermerët mund të aplikojnë për subvencione

Ditë më parë, Ministra e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kishte hapur periudhën e aplikimit për subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2021, MBPZHR-ja ka ndarë një buxhet prej 21 milionë eurove dhe afati për aplikim për këtë program fillon nga sot dhe përfundon më 28 shtator 2021.

MBPZHR thotë se ka paraparë subvencione për grurë, për farë gruri, për misër, për elb, thekër, tërshërë, për luledielli, për lopë dhe buallica qumështore, për dele dhe dhi qumështore, për bletë, pula vojse, thëllëza, për dosa për riprodhim, për qumësht sipas kategorive të cilësisë, për therjet e raportuara të gjedhit, për sektorin e akuakulturës, për viça për majmëri. /Telegrafi/