LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj konfirmon bisedimet me Bylbyl Sokolin

Ferizaj konfirmon bisedimet me Bylbyl Sokolin

Ferizaj ka mbetur pa trajner, pasi Bekim Isufi kishte dhënë dorëheqja nga pozita e trajnerit.

Tashëm klubi ka filluar bisedimet me disa trajner, por në ‘pole position’ është Bylbyl Sokoli.


Këtë e ka konfirmuar vetë klubi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

“FC Ferizaj në bisedime me ‘Profën’. Klubi ynë është në bisedime me trajnerin e mirënjohur vendor, Bylbyl Sokoli për të udhëhequr FC Ferizaj në sezonin pranveror”.

“Bisedimet janë duke vazhduar akoma, dhe për momentin nuk ka asnjë zyrtarizim. Për çdo ndryshim do të njoftoheni me kohë në faqen zyrtare të klubit tonë”, thuhen në njoftimin e Ferizajt.

Sokoli e ka udhëhequr Ferizajn edhe më parë në dy periudha.

Së fundmi ai ishte në krye të klubit edicionin e shkuar, duke i shpëtuar nga rënia, që u konsiderua një arritje e madhe e tij. /Telegrafi/