LAJMI I FUNDIT:

Feride Rushiti në Hagë, flet për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë

Feride Rushiti në Hagë, flet për dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) Feride Rushiti, bashkë me drejtoreshën e QPDG-së, Kadire Tahiraj dhe Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë, po marrin pjesë në ngjarjen “From words to action: repairing the wounds of wartime sexual violence”, organizuar nga Denis Mukwage Foundation, në Hagë.

Rushiti do të flasë për dhunën seksuale si mjet lufte që është përdoruar masivisht nga forcat armike gjatë viteve 1998-1999; vështirësitë nëpër të cilat kanë kaluar dhe po kalojnë të mbijetuarit e dhunës seksuale; ballafaqimin me të kaluarën, stigmatizimin e kësaj kategorie të ndjeshme shoqërore, si dhe promovimin e qasjes gjithëpërfshirëse dhe trajtimin e dinjitetshëm për të mbijetuarit e dhunës seksuale; njohjen e statusit ligjor për të mbijetuarit e dhunës seksuale; pensionin personal i cili njeh vuajtjet dhe dhimbjet e tyre; si dhe vështirësitë që viktimat po hasin për qasjen në drejtësi.


“Sot ka ardhur koha, që përtej njohjes dhe mbështetjes institucionale, ne të bëhemi zë i fuqishëm edhe në arenën ndërkombëtare. Këtë zë më së miri është duke e përçuar vetë e mbijetuara znj. Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila përmes rrëfimit të saj po përcjell vuajtjet dhe mesazhet e shumë të mbijetuarve tjerë nga koha e luftës, në mbarë globin”, thuhet në njoftim.

Denis Mukwage është fitues i Çmimit Nobel për Paqe 2018, i cili përmes fondacionit të tij, programeve të ndryshme dhe avokimit ndërkombëtarë, ka mbështetur të mbijetuarit e dhunës seksuale në betejën e tyre për njohje dhe pjesëmarrje aktive në zhvillimin e politikave nacionale dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me drejtësinë, paqen dhe të drejtat e grave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori