LAJMI I FUNDIT:

Fërçkoski: Për reforma efikase, largim të ligjit për lustrim dhe ulje të dënimeve

Fërçkoski: Për reforma efikase, largim të ligjit për lustrim dhe ulje të dënimeve

Reformat të cilat duhet ti realizojë qeveria e re duhet të ndahen në reforma urgjente të cilat nuk kërkojnë diskutime për ndryshime të mëdha buxhetore dhe reforma të ndërlikuara që kanë të bëjnë me shoqërinë demokratike të Maqedonisë, mendon profesori universitar Lubomir Frçkoski.

Për grupin e parë të reformave për të cilat Frçkoski mendon se janë urgjente, është ndryshimi i ligjit për personat me nevoja të posaçme dhe zgjidhja e problemit me punëtorët e falimentuar. Ai shton se nevojitet të sjellët edhe ligj i cili do ta anulojë ligjin për lustrim, me të cilin qytetarët e dëmtuar nga ky vendim ligjor aktual do të kenë mundësi ta padisin shtetin thotë profesori Frçkoski.


Në këtë grup të reformave urgjente profesori i vendos edhe ndryshimin e prokurorëve, ligjeve për PPS dhe siç thotë, spastrim sa më të shpejtë të strukturave të MPB-së të cilat janë të lidhura me botën kriminale në vend.

“Lenta e dytë e reformave ka të bëjë me raportin e PRIBE-së dhe përrallën tonë demokratike. Këtu kemi edhe ligjin për arsimin e lartë, ligjin për rizgjedhje në gjyqësi, pastaj ndryshime në ligjin për abortim, si dhe kthimin e formave liberale. Nevojitet depenalizim i përgjithshëm që do të thotë ulje të dënimeve, të të gjitha dënimeve, ka dënime tepër të mëdha për të cilat ju nuk jeni në dijeni. Heqje të rrjetit të disa universiteteve partiake që u hapën për të thithur të holla, dhe e shkatërrojnë cilësinë e arsimit normal shtetëror, si dhe çlirimin e mediave”, tha për TV21, Lubomir Fërçkovski, profesor universitar.

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori