LAJMI I FUNDIT:

Femrave, të cilat pësojnë infarkt më rrallë u ofrojnë ndihma adekuate

Femrave, të cilat pësojnë infarkt më rrallë u ofrojnë ndihma adekuate

Femrat të cilat përjetojnë infarkt në vend publik kanë më shumë shanse të vdesin, ndërkaq shkaku është banal – shpëtimtarët hezitojnë të shtypin fort gjoksin e femrës, prandaj shpesh u mungon reanimacioni.

Njëkohësisht, meshkujt të cilët pësojnë infarkt në vend publik kanë 23 për qind shanse më shumë që të mbijetojnë sesa femrat, është konstatuar në konferencën e Shoqatës së Zemrës në qytetin amerikan Anaheim.


Në rast të infarktit patjetër aplikohet masazhi i jashtëm i zemrës apo reanimacioni kardio-pulmonal, transmeton Telegrafi.

Njerëzit të cilët ndodhen rastësisht pranë femrës, së cilës duhet t’i ndihmojnë të mbijetojë, hezitojnë t’ia prekin gjoksin, gjë që mund të jetë fatale për femrën e cila pëson infarkt, paralajmërojnë ekspertët.

Studimet e reja janë marrë me 20.000 raste të infarktit dhe kanë konstatuar që 39 për qind e femrave të cilat kanë pësuar sulm në zemër në vend publik kanë marrë masazh të nevojshëm të zemrës, ndërkaq te meshkujt kjo mesatare është 45 për qind. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori