LAJMI I FUNDIT:

Femrat më të prira të krijojnë varshmëri ndaj kanabisit

Femrat më të prira të krijojnë varshmëri ndaj kanabisit

Ditëve të sotme kur kanabisi ka filluar të legalizohet në shumë vende, një studim i ri ka zbuluar se femrat mund të jenë duke e shijuar efektin e kësaj bime më shumë se meshkujt.

Veç kësaj, hulumtimet gjithashtu tregojnë se femrat janë më të prira të krijojnë varshmëri ndaj kanabisit, për shkak të hormonit të seksit femëror, estrogjenit, transmeton Telegrafi.


Njëkohësisht, meshkujt janë katërfish më të prirë ta provojnë kanabisin dhe ta përdorin në doza më të mëdha më shpesh për shkak të niveleve të testosteronit.

Por, pavarësisht se femrat e përdorin këtë drogë më, ato janë të parat që e krijojnë varshmërinë.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, për shkak të mënyrës se si kanabisi ndikon te femrat në nivel biologjik, ato janë më të prira të kenë çrregullime me përdorimin e kanabisit.

Hulumtuesit italianë kanë zbuluar se femrat janë më të ndjeshme ndaj efektit të drogës dhe lirimit të kimikaleve të kënaqësisë në tru gjatë përdorimit.

Përndryshe, ekspertët kanë konstatuar se 10% e përdoruesve të rregullt të kanabisit bëhen të varur nga kjo drogë.

Rreziku për ta krijuar këtë varshmëri është shumë më i lartë nëse filloni ta përdorni drogën në vitet e adoleshencës apo nëse e përdorni çdo ditë. /Telegrafi/