LAJMI I FUNDIT:

Femrat preferojnë madhësinë, jo gjatësinë

Femrat preferojnë madhësinë, jo gjatësinë
Attractive surprised business woman turning off her spectacles

Një studim i ri, mund të jetë qetësues për meshkujt, të cilët janë të vetëdijshëm për madhësinë e organit të tyre gjenital.

41 gra vëzhguan modele penisësh të të krijuara nga një printer 3D. Modelet ishin në ngjyrë të kaltër dhe varionin nga 10 cm të gjatë me perimetër 6 cm deri te 21 cm të gjatë me perimetër 17 cm.

Atyre iu kërkua të zgjidhnin se cilin nga 33 modelet do të preferonin për një partner, me të cilin do të takoheshin vetëm një herë dhe cilin tek një partner afatgjatë, transmeton Telegrafi.


Për seks vetëm në një natë, gratë zgjodhën modele me perimetër më të madh, se ata modele, të cilët i preferonin tek meshkujt, me të cilin dëshironin të ndërtonin marrëdhënie afatgjata.

Në gjatësi, nuk kishte diferencë mes partnerëve. Mesatarisht, ato zgjodhën penisë me gjatësi 16 cm.

Në vagjinë ndodhen funde nervash të ndjeshme ndaj shtypjes, të cilët mund t’iu përshtaten më së miri variacioneve në gjerësi të penisëve. Një penis më i gjerë mund ta afrojë klitorin më pranë vagjinës, gjë që ndihmon arritjen e orgazmës.

Nga ana tjetër, penisët më të gjatë mund të sjellin dhimbje në cerviks, thotë studiuesja Shannon Leung nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles.

Studime të mëparshme mbi madhësinë e penisit kanë patur përfundime të ndryshme: një studim në tjetër zbuloi se në 60% të femrave madhësia e penisit nuk përbënte ndryshim, por gratë që përjetonin shpesh orgazma vagjinale, preferonin meshkujt me penisë të gjatë.

Një studim i publikuar vjet, tha se preferencat e grave ndaj penisëve më të mëdhenj varej nga trupi i mashkullit: në meshkujt trupmëdhenj, ishte e rëndësishme madhësia e organit gjenital.

Në pjesën e dytë të studimit të ri, grave iu dha një model penisi, të cilin duhet ta ekzaminonin për 30 sekonda. Më pas, atyre iu kërkua që të zgjidhnin të njëjtin model nga një kosh, 10 minuta më vonë.

Pas kalimi të 10 minutëshit, gratë (pothuajse të gjitha) kishin tendencën për ta mbivlerësuar madhësinë e penisit që kishin ekzaminuar më parë.

Ky zbulim mund të jetë qetësues për meshkujt, të cilët janë të vetëdijshëm për madhësinë e organit të tyre gjenital. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Rëndësia e veshjes në ambientin e punës

Stil
Kalo në kategori