LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët, kategoria më e rrezikuar nga dhuna në Maqedoni

Fëmijët, kategoria më e rrezikuar nga dhuna në Maqedoni

Fëmijët janë kategoria më e rrezikuar kur bëhet fjalë për dhunën dhe moskujdesin dhe për këtë shkak duhet t’ju kushtohet kujdes dhe vëmendje e veçantë. Këtë e tha ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska, në seancën konstitutive të Trupit koordinues kombëtar për mbrojtje të fëmijëve nga keqtrajtimi dhe mospërfillja.

“Traumat nga dhuna e përjetuar dhe mungesa e kujdesit gjatë fëmijërisë lënë gjurmë të rënda dhe pasoja në jetën e mëtejme të njeriut dhe për këtë shkak parandalimi duhet të jetë prioritet i lartë në të gjitha aktivitet”, tha Carovska.
Sipas saj, mbrojtja dhe parandalimi kërkojnë qasje nga shumë sektorë, që do të mundësohet përkirësht me punën e këtij trupi.


Në seancë, përfaqësuesi i UNICEF-it, Benjamin Perks bëri prezantim në lidhje me ndikimin që dhuna, mospërfillja dhe prindëria jofunksionale kanë mbi zhvillimin afatgjatë të fëmijëve, familjeve të tyre dhe shoqërisë.

Kryetari i Këshillit për parandalim kundër krimit të të miturve, Llazar Nanev, në seancë prezantoi indikatorët për ndjekje të gjendjes së fëmijëve viktima, të përgatitur për nevojat e Trupit koordinues kombëtar./Telegrafi/