LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e lindur me prerje cezariane priren të jenë obezë në moshën 5 vjeçe

Fëmijët e lindur me prerje cezariane priren të jenë obezë në moshën 5 vjeçe

Sipas hulumtimeve të reja, fëmijët të cilët linden me prerje cezariane janë më të prirë të jenë obeze në moshën pesë vjeçare.

Studimi, i kryer nga Universiteti i Edinburghit, i ka mbledhur të dhënat e 80 studimeve, të cilat së bashku i kanë analizuar 29 milionë lindje, transmeton Telegrafi.

Rezultatet, e publikuara në revistën ‘PLOS One’, kanë zbuluar se rreziku i obezitetit për fëmijët nën moshën pesë vjeçare rritet deri në 59 për qind nëse linden me prerje cezariane.

Veç kësaj, ata që lindin me prerje cezariane janë 21 për qind më të prirë të sëmuren nga astma kur i mbushin 12 vjet.

Hulumtuesit shpjegojnë se ka disa dëshmi të cilat sugjerojnë se prerjet cezariane mund të ndikojnë në sistemin e imunitetit dhe bakterin e lukthit.

Ata gjithashtu kanë cekur se shumica e grave shtatzëna të cilat lindin me prerje cezariane, e zgjedhin atë metodë për shkak se vetë janë mbipeshë dhe kështu ndikojnë në shëndetin e bebes. /Telegrafi/