LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët e Kourtney Kardashian duhet të ndjekin disa rregulla shumë specifike

Fëmijët e Kourtney Kardashian duhet të ndjekin disa rregulla shumë specifike

Kourtney Kardashian përpos një ylli televiziv, është dhe një nënë shumë e përkushtuar

Ajo ka tre fëmijë, Mason, Penelope dhe Reign, me ish-in e saj, Scott Disick dhe të tre fëmijët duhet të ndjekin disa rregulla shumë specifike:


Nuk lejohet të përdorin fjalën “i/e shëndoshë”

Në një prej episodeve të “Keeping Up With The Kardashians”, Kourt kritikoi Kris sepse e përdori si fjalë.

“A dukem e shëndoshë?” pyeti Kris dhe Kourt i tha të mos e përdorte atë fjalë në sy të vajzës së saj.

Mund të vendosin zgjatime flokësh

Në një postim në Instagram, Khloé Kardashian ndau një foto me Penelope, vajzën e Kourt dhe në të, vogëlushja kishte zgjatime flokësh.

Mund të jenë pjesë e serialit, por nuk mund ta shohin atë

Fëmijët e Kourt mund kanë qenë pjesë e “Keeping Up With The Kardashians”, janë pjesë e “The Kardashians”, por nuk mund t’i shohin serialet.

Duhet të konsumojnë një dietë shumë të shëndetshme

Mason, Penelope dhe Reign konsumojnë vetëm ushqime të shëndetshme dhe ëmbëlsira pa ëmbëltues dhe përbërës që i bëjnë të dëmshme, shkruan Anabel.

Kanë ndërveprim të limituar me pajisjet teknologjike

Në sfidën me teknologjinë dhe fëmijët, duket se Kourt po ia del shumë mirë, pasi fëmijët e saj kanë limit kohe në përdorimin e pajisjeve teknologjike, si dhe përpara TV. /Telegrafi/