LAJMI I FUNDIT:

Fëmija i zhdukur në Istog gjendet në Ferizaj

Fëmija i zhdukur në Istog gjendet në Ferizaj

Sonte është gjetur djaloshi i komunitetit rom, që u raportua i zhdukur nga prindërit e tij në Istog.

Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Agim Gashi në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë se djaloshi është gjetur falë bashkëpunimit të qytetarëve.


“Falë bashkëpunimit të qytetarëve është gjetur gjashtëvjeçari nga Istogu”, tha ai.

“Në bazë të informatave që i kemi pasur policia ka organizuar kontrolla më të shpeshta në qytet ku kemi dyshuar por kontributin më të madh e ka dhënë një qytetar që na ka thirr në telefon dhe ka treguar që e ka parë djaloshin”.

Gashi ka thënë që djaloshi është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Shenja dhune nuk ka në bazë të shiqimit sipërfaqësor dhe djaloshi është mirë me shëndet”.