LAJMI I FUNDIT:

Fëmija 19-muajshe nuk barte maskë, anulohet fluturimi për Toronto – policia zbraz fluturaken

Fëmija 19-muajshe nuk barte maskë, anulohet fluturimi për Toronto – policia zbraz fluturaken

Një aeroplan i aviokompanisë kanadeze West Jet që planifikonte të nisej nga Kalagri për në Toronto është anuluar, kur policia u telefonua sepse një fëmijë që po udhëtonte nuk mbante maskë mbrojtëse.

Siç raporton BBC të gjithë pasagjerët janë detyruar të zbresin nga aeroplani, pasi ai ishte ndalur nga policia, transmeton Telegrafi.


Babai i fëmijës Safran Chaudri tha që West Jet ka kërkuar që vajza e tij 19-muajshe të bartë maskë, por foshnja nuk ishte ndalur duke qarë.

Në anën tjetër, nga kjo kompani thonë se problemi nuk është shkaktuar për shkak të foshnjës që është shumë e vogël për të bartur maskë, por për fëmijën tjetër 3-vjeçar të Chaudrit.

Chaudri ka thënë për BBC se ai dhe bashkëshortja e tij kishin bartur maska, ai madje i kishte pyetur stjuardesat nëse bija e tyre e madhe mundet fillimisht ta përfundojë ushqimin që po e hante.

Por ata i kanë thënë se kanë “zero tolerancë”, dhe se nuk do të mbyllin derën e aeroplani nëse ajo nuk bartë maskë. Megjithatë Chaudri ka pranuar se vajza e tij 3-vjeçe në fund e ka vendosur maskën, por më e vogla ka pasur të vjella nga shqetësimet.

Ai këmbëngul se stafi i aviokompanisë kanë qenë agresiv duke ua bërë me dije se nëse bija e tyre nuk e vendosë maskën, do të detyrohen e tërë familja të dalin nga aeroplani.

Më vonë është konstatuar se sipas politikave të trafikut ajror në Kanada, vetëm fëmijët e moshës mbi 2-vjeq detyrohen të bartin maska. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori