Qyteti i parë në Kosovë, qytetarët e të cilit kanë dalë publikisht me marihuanë apo siç njihet në zhargonin kosovar, barin, është Peja.

Së paku kështu na lënë të kuptohet Fabian Merdita, i cili ka publikuar një video ku shihet duke pirë “joint”, ashtu sikur bënte legjendari Bob Marley në koncertet e tija.


Videoja e reperit pejan të njohur më mirë si Felony, “Kyqu”, që i referohet efektit të pirjes së barit, tregon sesi në Pejë tashmë është “legalizuar” marihuana.

Gjersa për videon është përkujdesur produksioni “Dope Entertainment”, për këngën u kujdes daEmond. /Telegrafi/