LAJMI I FUNDIT:

“Feka” i serialit, “Kafeneja jonë”: Çlirimtarët menduam se e meritojnë të na udhëheqim, por na dërguan drejt mjerimit

“Feka” i serialit, “Kafeneja jonë”: Çlirimtarët menduam se e meritojnë të na udhëheqim, por na dërguan drejt mjerimit

Shkumbin Istrefi është një ndër aktorët më të dashur te publikut shqiptar në saje të shumë roleve filmike.

Aktori është bëri i njohur në saje të rolit të “Fekës” në serialin vendor, “Kafeneja Jonë”, ku për shumë episode u paraqit si afarist dhe jurist.


Por, herë pas here artisti është aktiv edhe në rrjetet sociale teksa publikon imazhe, video dhe lë mesazhe të ndryshme.

Një të tillë e ka bërë edhe gjatë ditës së sotme duke kritikuar klasën politike për gjendjen aktuale të popullit në Kosovë.

Më poshtë e keni mesazhin e Istrefit:

Logjika e jetes ose “Hajt vec edhe pak”

Ne kohen kur rrezikohej qenia jone, deri ne vitin 1999, populli ishte kompakt, i bashkuar, humanist dhe i gatshem per te mbrojtur veten. Rrezikoheshim si grup nacional, dhe logjikisht, mbroheshim si grup nacional. Atehere kishin kuptim edhe kenget e vjershat patriotike. Kishte kuptim cdo fjalim patetik. U vrane shume njerez, shume deshmore, shume viktima te dhunimit, shume plage, shume dhimbje, e ne fund shume gezim per shumicen. Fituam lirine.
I pranuam udheheqesit e luftes si udheheqes edhe ne paqe, jo pse mendonim se ishin te duhurit, me te mencmit, me te pregatiturit per te na udhehequr ne paqe. Deshem t’ua shpaguanim disi guximin qe kishin per te na udhehequr ne ate kohe te rende. I gjithe (pothuajse) populli i perkrahte dhe ishin pas tyre. Ndienim obligim qe t’i nderonim me pozita udheheqese. Ata na udhehoqen drejt varferise, joprosperitetit, jo zhvillimit ekonomik, korrupsionit, nepotizmit, dhe gradualisht zbehen e po e zbehin ate qe eshte arritur.
Nuk ndertuan shtet por pushtet arrogant qe mbron vetem ata.
Nuk ndertuan arsim, shendetesi. Nuk ndertuan ardhmeri.

Pas 20 vitesh, nuk ka me kuptim retorika patetike. Tash kjo eshte manipulim. Tash retorika patetike ka nentekstin “Hajt vec edhe pak”.
Hajt edhe pak, se nese nuk na leni edhe pak, na e rrezikojme lirine tuaj. Ne dijme dhe mundemi me destabilizu, dhe gjithe kete e bejme ne emer te “mbrojtjes se shtetit”. Kujt nuk i pelqen shkoni jashte. Le te rrijne vetem ata qe jane ne parti, se na duhen vota. Ata i rahatojme me pune. Ju te tjeret, shkoni ne dreq te mallkuem se nuk ishit patriota e nuk e meritoni Kosoven Nane.

Keshtu qendron situata sot, pas 20 vjetesh ne liri. Se paku keshtu e shoh une.

Por, kjo eshte plotesisht e natyrshme. Pas nje patriotizmi nacional ne kohe lufte, populli lane borxhin e lirise, e pastaj vjen periudha kur populli ka nevoje per patriotizem pragmatik njerezor e zhvillimor, dhe kjo vetedije kerkon kohe per t’u kthjellur. Kerkon pikerisht 20 vjet. Aq eshte koha e kredise per te lare borxhin e lirise.
Kjo eshte shkolle, eshte arsimim, eshte logjika e jetes dhe eshte e domosdoshme.

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori