Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e 309-të, të mbajtur të enjten, ka propozuar për dekretim gjyqtarin Fejzullah Rexhepi, për kryetar të Gjykatës Supreme.
Propozimi e tij për këtë pozitë, erdhi pasi i njëjti mori 7 vota të anëtarëve të Këshillit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në këtë pozitë, ka kandiduar edhe gjyqtarja Mejreme Memaj, e cila deri më tani ka ushtruar detyrën ushtrueses së detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme, mirëpo e njëjta nuk mori votat e mjaftueshme nga anëtarët e Këshillit për t’u zgjedhur në këtë pozitë. Ajo mori gjithsej 3 vota.
Ndryshe, në prezantimin e raportit nga Komisioni Vlerësues, kryesuesi i Komisionit për Vlerësimin e kandidatëve, anëtari Vilard Bytyqi, tha se gjyqtarja Mejreme Memaj ka marrë 75 pikë nga komisioni, ndërsa gjyqtari Fejzullah Rexhepi 81.67 pikë.
Sipas tij, në këtë llogaritje janë përfshirë pikët nga intervista dhe pikët nga vlerësimi i koncept-dokumentit.
I njëjti shtoi se asnjëri prej kandidatëve nuk ka parashtruar ankesë lidhur me vlerësimin e komisionit.
Dekretimin e tij në këtë pozitë, pritet ta bëjë Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Ndryshe, deri tek zgjedhja e gjyqtares Memaj në pozitën e ushtrueses së detyrës, kishte ardhur pas dorëheqjes së ish-kryetarit të Gjykatës Supreme, gjyqtarit Enver Peci.
Më poshtë gjeni të bashkëngjitur biografinë e Fejzullah Rexhepit, i propozuar për kryetar të Gjykatës Supreme, të publikuar në ueb-faqen zyrtare të kësaj gjykate.
Fejzullah Rexhepi, në vitin 2010 u emërua gjyqtar në Gjykatën Komunale në Ferizaj, detyrë të cilën e mbajti deri në fund të 2012-ës. Prej 1 janarit të vitit 2013 deri më 1 shtator 2015, ishte gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Ferizaj. Ndërsa, më 1 shtator 2015 është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Apelit, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Civil. Në shtator të 2020-ës, është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Takimi i KGJK-së po vazhdon me pika tjera nga rendi i ditës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame