Është fejuar ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Andin Hoti.

Lajmi është bërë i ditur nga vet ai me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.


Ai i ka propozuar partneres së tij, Kaltrina Zeka, në një mënyrë të veçantë derisa ndodhen në pushime së bashku.

294548898 10162060005973858 1079973975197848344 n Foto: Screenshot/Facebook

“Tha Po. Sot, i premtova Kaltrinës që do ta ndaj jetën me të deri në përjetësi. 23.07.2022”, ka shkruar ai.

Në propozimin e bërë nën ujë, shihet teksa mban në duar një letër ku shkruhet në gjuhën angleze: “A pranon të martohesh me mua?”.

295295027 10162060008003858 7505810444927123886 n Foto: Screenshot/Facebook

Poshtë kësaj thuhej po ashtu: “Bashkë deri në përjetësi”.

Të shumta kanë qenë urimet që ka marrë nga miqtë, të afërmit e ndjekësit në Facebook. /Telegrafi/