LAJMI I FUNDIT:

Federer e ka mposhtur John Isnerin për të fituar në Miami Open

Federer e ka mposhtur John Isnerin për të fituar në Miami Open
Roger Federer (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Roger Federer ka triumfuar në Mastersin e Miamit duke mundur thjesht dhe pa shumë vështirësi yllin amerikan, John Isner. Më 23 mars, tenisti zviceran ishte shumë pranë disfatës me tenistin Radu Albot, megjithatë pas humbjes së setit hapës në takimin me tenistin moldav, Roger fitoi gjashtë ndeshje radhazi, madje pa humbur asnjë set.

Ishte finalja e 50 në karrierë për sa i përket turneve Masters, për numrin 5 të botës, praktikisht një finale pa histori, sepse 37-vjeçari nga Bazeli fitoi shortin dhe preferoi për t’ia lënë shërbimet pikërisht tenistit nga Shtetet e Bashkuara. 34-vjeçari nga Karolina e Veriut u paraqit në finale pa humbur asnjë set, për më tepër duke fituar 9 nga 10 setet e luajtur me ‘tie break’, sidoqoftë Federer këtë herë nuk i dha asnjë mundësi dhe dominoi nga fillimi në fund setin e parë.

Fillimisht, Isner anuloi dy mundësi për ‘break’ në ‘game-n’ hapës në shifrat 15-40, megjithatë pas barazimit veterani helvet mori dy pikë rresht, për t’u shkëputur më pas 2-0. Tenisti amerikan kishte fituar në Paris-Bercy përballjen e fundit ndërmjet tyre në turnetë ATP, gjithsesi këtë radhë Federeri u tregua i pamëshirshëm, duke e thyer plot tri herë në servis numrin 9 të botës, për të mbyllur llogaritë e setit të parë në vetëm 24′ gjithsej – transmeton SuperSport.

Roger Federer (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Në setin e dytë kampioni në fuqi i Mastersit të Floridas u përmirësua në servis dhe pavarësisht se kërkoi dy herë ndihmën e fizioterapistit gjithçka shkoi sipas shërbimit deri në game-n e dhjetë. Pikërisht në këtë game problemet e gjigantit amerikan u theksuan akoma më shumë dhe Roger Federer përfitoi pa u sforcuar aspak, për të mbyllur gjithë takimin me rezultatin 6-1, 6-4, në diçka më tepër se një orë lojë. 12 muaj më parë Isner në Key Biscane siguroi suksesin më të madh në karrierë, duke thyer në tre sete gjermanin Alexander Zverev, megjithatë këtë radhë raketa e parë e tenisit amerikan u duk i pafuqishëm dhe i çarmatosur përballë lojës së tenistit zviceran, që pas triumfit në Dubai koleksionoi edhe një tjetër pikërisht në Stadiumin Hard Rock, në Miami Gardens, ku edhe u mbajt turneu edicionin e sivjetshëm, për t’u bërë njëherësh edhe i pari tenist që siguron dy turne të fituar në tre muajt e parë të vitit 2019.

Të gjitha lajmet nga Roger Federer
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Roger Federer

Roger që dy javë më herët u mund në finalen e Indian Wells-it nga austriaku Dominic Thiem, të hënën në mesditë do të këmbejë pozicionet pikërisht me tenistin nga Wiener Neustadt, për t’u rikthyer si numri 4 i botës, ndërkaq John Isner pavarësisht se humbi 400 pikët e finales do të ruajë statusin e tij aktual si tenist i dhjetëshes së parë të botës në klasifikimin e përgjithshëm ATP. Mastersi i radhës do të zhvillohet në mesin e muajit prill dhe bëhet fjalë për turneun e Montecarlos, në fushat me dhe, ndërkaq ky ishte trofeu i 28 Masters për tenistin helvet, për më tepër në moshën 37 vjeç e tetë muaj, një rekord padyshim, duke u ngjitur në këtë mënyrë në kuotën 101 turne të fituar gjithsej në karrierë.

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori