LAJMI I FUNDIT:

Federata malazeze shkarkon Tumbakovicin: Ishte një befasi e pakëndshme dhe shkelje e detyrimeve profesionale

Federata malazeze shkarkon Tumbakovicin: Ishte një befasi e pakëndshme dhe shkelje e detyrimeve profesionale
Ljubisa Tumbakovic (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

Ljubisa Tumbakovic është shkarkuar nga posti i trajnerit të Malit të Zi, pasi refuzoi ta drejtonte skuadrën në ndeshjen kundër Kosovës.

“Bordi ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Malit të Zi ka mbajtur sonte (e enjte) një seancë të jashtëzakonshme të nxitur nga ndodhitë rreth përfaqësueses para raundit të tretë kualifikues për ‘Euro 2020’ kundër reprezentacionit të Kosovës”.


Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Kosovës

“Anëtarët e bordit ekzekutiv kanë marrë vendim unanim për heqjen e përzgjedhësit të deritanishëm të ekipit kombëtar, Ljubisa Tumbakovic, për shkak të vendimit për të mos e udhëhequr ekipin në ndeshjen e përmendur, gjë që paraqet një befasi të pakëndshme dhe shkelje të detyrimeve profesionale të përcaktuara me marrëveshje”.

Ljubisa Tumbakovic (Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/GUliver)

“Njëherësh, bordi ekzekutiv ka vendosur që ekipin kombëtar në ndeshjen kundër Çekisë ta drejtojnë nga banka dyshja Miodrag Dzudovic dhe Dragoje Lekovic”.

“Anëtarët e bordit ekzekutiv kanë shprehur keqardhje të madhe që presionet nga qarqet e ndryshme kanë bërë që në këtë ndeshje të rëndësishme për ekipin kombëtar të mos paraqiten Filip Stojkovic dhe Mirko Ivanic, dhe për faktin që gjërat josportive në këtë rast fituan ndaj futbollit dhe sportit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Federata malazeze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

Ylli i madh i Man Cityt bëhet objektivi kryesor i Real Madridit – Florentino Perez synon transferimin e tij

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Kalo në kategori