LAJMI I FUNDIT:

Federata e Hendbollit të Kosovës paraqet skuadrat për garat evropiane

Federata e Hendbollit të Kosovës paraqet skuadrat për garat evropiane
(Foto: kosovahandball.info)

Pas përfundimit me plot sukses të garave të edicionit 2019/2020, Federata e Hendbollit e Kosovës ka prezantuar në Federatën Evropiane të Hendbollit listën e skuadrave që e kanë të drejtën e paraqitjes në kupa evropiane të edicionit të ardhshëm.

Lista është përgatitur në bazë të meritave sportive, përkatësisht në bazë të renditjes përfundimtare – thuhet në njoftimin e FHK-së.

Kështu kampionët, Besa Famgas te hendbollistët dhe Ferizaj te hendbollistet, janë paraqitur nga FHK-ja për të garuar në Ligën Evropiane (EHF European League).

Finalistët e ‘play-offit’, Prishtina (meshkujt) e Istogu (femrat), janë paraqitur për të garuar në Kupën Evropiane (EHF European Cup). Në Kupën Evropiane të drejtën e paraqitjes e kanë edhe Trepça e Kastrioti (meshkujt) si dhe Vushtrria e Prishtina (femrat).

Por u takon klubeve që të konfirmojnë paraqitjen në gara evropiane dhe të plotësojnë kriteret që i kërkon EHF-ja. Afati për të konfirmuar pjesëmarrjen nga ana e klubeve është deri më 13 korrik. Për Ligën Evropiane kriteret e kërkesat janë më të mëdha. Duhet, ndër të tjera, që klubet të depozitojnë shumën prej 20 mijë eurove.

Të kujtojmë që garat evropiane prej këtij edicioni do të zhvillohen në format tjetër. EHF-ja ka bërë ndryshime dhe ka firmosur marrëveshje të reja transmetimi si pjesë e ngritjes së mëtejme të nivelit. Shpresat janë të mëdha që edhe skuadrat tona do të vazhdojnë me suksese të reja.

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori