Një tjetër lajm i mirë ka ardhur për sportin kosovar pas pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Federata e Gjimnastikës së Kosovës është pranuar në Federatën Ndërkombëtare të Gjimnastikës, ka bërë të ditur uebfaqja “www.Insidethegames.biz.


Së bashku me Kosovën, si anëtare të reja u pranuan edhe 10 federata tjera, raporton lajmi.net.

Andaj, nga Kongresi i ardhshëm në Tokio, Kosova do të marrë pjesë si anëtare e re e organizatës.
 

telegrafi sport app