LAJMI I FUNDIT:

FC Prishtina 01 gati për Ligën e Kampionëve në futsal, për përgatitjet dhe vështirësitë flet presidenti i klubit Bledion Bryma

FC Prishtina 01 gati për Ligën e Kampionëve në futsal, për përgatitjet dhe vështirësitë flet presidenti i klubit Bledion Bryma

FC Prishtina 01 është kampion i Kosovës në futsal dhe fitues i Kupës së Kosovës për edicionin 2022/23.

Klubi nga kryeqyteti do të marr pjesë në fazën e grupeve për raundet preliminare në Ligën e Kampionëve në futsall.


Prishtina 01 është shortuar në Grupin D, ku si kundërshtar do t’i ketë KSC Lubawa (Poloni), Utleira Idrettslag (Norvegji) dhe Isbjorninn (Islandë).

Ndeshjet e këtij raundi para-kualifikues do të zhvillohen nga data 22 deri në 27 gusht në Poloni dhe klubi është duke u bërë gati për këtë fazë para udhëtimit në Poloni.

Kampioni i Kosovës në futsall, Prishtina 01 mëson kundërshtarët e grupit në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Kampioni i Kosovës në futsall, Prishtina 01 mëson kundërshtarët e grupit në Ligën e Kampionëve

Presidenti i klubit, Bledion Bryma në një intervistë për Telegrafin, ka folur për të rejat rreth klubit dhe vështirësit për të organizuar udhëtimin dhe gjithçka tjetër.

“Përgatitjet po ecin shumë mirë. E kemi krijuar tashmë skuadrën me të cilën do të udhëtojmë në Poloni. Fillimisht kemi rinovuar me 95 për qind të skuadrës që e kishin sezonin e shkuar kur fituam të dy trofetë shtetëror. Skuadrën i është bashkuar edhe trajneri Ferid Agushi, ndërsa si përforcim ka ardhur lojtari i njohur Drilon Maxharraj. Skuadra ka punuar shumë tash e tri javë dhe jemi gati”, ka thënë Bryma për Telegrafin.

Ai foli edhe për fondin e skuadrës, duke thënë se është i duhuri për këtë fazë.

“Siç e ceka edhe më lartë, puna e parë ka qenë rinovimi me lojtarët që i kishin sezonin e kaluar kur fituam trofetë. Pasi arritëm rinovimin me të gjithë lojtarët, kërkesate trajnerit Haki Ahmeti janë plotësuar dhe besoj që e kemi fondin e duhur për të kaluar tutje nga raundi i parë”.

Prishtina 01 shpallet kampion në Superligën e Kosovës në futsall
Lexo po ashtu Prishtina 01 shpallet kampion në Superligën e Kosovës në futsall

Ai tutje u ndal edhe te përgtitjet për udhëtimin në Poloni dhe vëshirësit për të mbajtur një klub fusalli në Kosovë.

“Duket ditur që futsali është sport gjysmë profesionit, përgatitjet për udhëtimin jashtë nuk kanë qenë të lehta, pasi që për ne është hera e parë që luajmë në garat ndërkombëtare. Por tashmë jemi gati dhe udhëtojmë të qetë për të arritur sukses.

“Nuk është e lehtë të mbahet një klub. Ka vështirësi të mëdha, por ja kemi arritur me përkrahjen nga Sponsorët tanë, FFK dhe Komuna e Prishtinës. Çdo sponsor që afrohet në klub është i mirëseardhur”, nënvizoi ai.

Nëse Prishtina 01 zë vendin e parë në grup, do t’i bashkohet ekipeve tjera me koeficiente më të lartë në ‘main-raund’ me ndeshjet që zhvillohen nga 24 deri në 29 tetor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori