LAJMI I FUNDIT:

Favorizonin ulje dënimi dhe amnisti, zbardhet dosja hetimore për punonjesit e burgut të Fierit

Favorizonin ulje dënimi dhe amnisti, zbardhet dosja hetimore për punonjesit e burgut të Fierit

Euronews Albania siguron dosjen hetimore me paligjshmëritë në burgun e Fierit për të cilët Gjykata e Tiranës caktoi dje masën “arrest shtëpie” për 18 punonjës e ish-punonjës.

Në dosjen hetimore nënvizohet se punonjësit dhe ish-punonjësit e këtij burgu, 28 të dënuarve u kanë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive.


Ndërkohë në shkelje të ligjit një të dënuari i është dhënë amnisti pas asnjë dokument referues.

Valë arrestimesh në burgun e Fierit, 18 punonjës akuzohen për shpërdorim detyre
Lexo po ashtu Valë arrestimesh në burgun e Fierit, 18 punonjës akuzohen për shpërdorim detyre

Sakaq, janë konstatuar 19 shkelje për ulje të dënimit pa fakte apo rrethana.

Shkeljet sipas hetuesve:

19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;

6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve;

28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier:

1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.

Njësia tregtare brenda institucionit IEVP Fier, nuk ka përmbushur detyrimet që lindin nga kontrata e qirasë për tu pajisur me aparat matës të energjisë elektrike dhe të ujit të pijshëm duke sjellë për pasojë dëm në buxhetin e IEVP, (vërtetuar dhe verifikuar nga organet FSHU se nuk ka aparat matës të energjisë elektrike).