LAJMI I FUNDIT:

Favoritët e Ligës së Kampionëve, sipas Arsene Wenger

Favoritët e Ligës së Kampionëve, sipas Arsene Wenger
Arsene Wenger (Foto: Boris Streubel/Getty Images for Laureus/Guliver)

Manchester City dhe Paris Saint-Germain duhet të konsiderohen favoritë për edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve – konsideron Arsene Wenger.

Gara më e madhe evropiane do të rikthehet këtë javë pas mungesës disamujore si pasojë e pandemisë së coronavirusit, ndërsa ishte ndërprerë në fazën e 1/8 së finales.


Në këtë fazë kanë mbetur pa zhvilluar edhe katër ndeshje kthyese, ndërsa më pas çerekfinalja, gjysmëfinalja dhe finalja do të zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë.

(Foto: Boris Streubel/Getty Images for Laureus/Guliver)

“Kur zhvillon një ndeshje ndaj Atalantas apo Atletico Madridit, gjithçka mund të ndodhë. Mirëpo, sipas meje, Manchester City dhe PSG janë dy favoritët sa i përket potencialit që kanë”, ka deklaruar Wenger për Europe 1.

Megjithatë, ish-trajneri i Arsenalit konsideron se skuadra e tanishme e kampionit të Francës është më e dobët sesa para disa vitesh, mirëpo mendon se konkurrenca asokohe ka qenë më e fortë se aktualisht. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori