LAJMI I FUNDIT:

Fatos Ameti nga kompania Sonnecto ftohet në Këshillin Biznesor – Forbes

Fatos Ameti nga kompania Sonnecto ftohet në Këshillin Biznesor – Forbes

Këshilli Biznesor i Forbes është një komunitet ekskluziv i cili pranon vetëm me ftesë liderët e suksesshëm nga bota e biznesit.

Fatos Ameti, Bashkëthemelues dhe CEO i kompanisë kosovare Sonnecto është zgjedhur si anëtar në Këshillin Biznesor të Forbes.com, për shkak të përvojës së tij biznesore dhe suksesit të shpejtë të kompanisë.


Kompania teknologjike Sonnecto, e cila merret me fushën e IT, Zhvillimit të Softuerit dhe përkrahjes teknike tashmë ka depërtuar në tregjet ndërkombëtare përmes bashkëpunimeve me shumë kompani të mëdha botërore. Përfshirja në listën prestigjoze në Këshillit Biznesor Forbes, tregon që edhe ndërmarrësit shqiptarë kanë potencial që Kosovën ta prezantojnë denjësisht. Pas sukseseve në tregjet ndërkombëtare, kompania Sonnecto synon që përmes përvojës dhe ekspertizës të saj të kontribuojë edhe në transformimin digjital të Kosovës përmes digjitalizimit të shëndetësisë, arsimit, dhe fushave të tjera.

Scott Gerber, themeluesi i Këshilleve Forbes, një kolektiv prestigjioz i cili përfshinë edhe Këshillin Biznesor Forbes, u shpreh me kënaqësi për pranimin e biznesmenit kosovar. “Ne jemi të lumtur të mirëpresim Fatos Ametin në komunitetin tonë, komunitet ky i cili do t’i ofrojë atij mundësi bashkëpunimi me shumë liderë të zgjedhur botëror. Përveç kësaj, Fatosi do të ketë mbështetje nga vetë Forbes, si dhe qasje në evenimente ekskluzive dhe mundësi për të rritur biznesin e tij”.

Për të lexuar artikullin e plotë, vizitoni faqen: https://www.sonnecto.com/fatos-ameti-from-sonnecto-accepted-into-forbes-business-council/